Presidenti Donald Trump dikur u përfol gjerësisht pasi u fotografua sikur po puthte ish–Miss Albania, Angela Martini në vitin 2011, edhe pse ishte i martuar me Melania Trump. Ngjarja ndodhi gjatë një fotosesioni të Miss Universe në Neë York, ku Martini ishte e ftuar si ish–konkurrente.
Fotot që qarkulluan asokohe krijonin idenë e një puthjeje në buzë, por tani, pas gati 15 vitesh, Angela Martini tregon për Daily Mail çfarë ka ndodhur vërtet. Ajo kujton se gjatë provave të Miss Universe 2010, ku ajo garonte për Shqipërinë, Trump e kishte vënë re papritur, ndërkohë që ajo ishte ulur në një qoshe e dëshpëruar për shkak të atyre që i quajti “favorizime”.
Ajo thotë: “I pashë njerëz që supozohej të ishin neutralë, por po favorizonin disa vajza që në fillim”.
Sipas Martinit, Trump e kishte pyetur ish–presidenten e Miss Universe, Paula Shugart, se kush ishte ajo vajza shqiptare.
Shugart i ishte përgjigjur: “Ajo është shumë e vështirë, ka qëndrime, nuk i ndjek rregullat”.
Megjithatë, Trump kishte këmbëngulur të njihej me të. Angela tregon se ai i ishte afruar, ishte prezantuar dhe më pas i kishte thënë Shugart: “Dua që ajo të shkëlqejë”.
Angela përfundoi e gjashta në Miss Universe 2010 dhe thotë se Trump ishte korrekt dhe profesional gjatë gjithë kohës: “Ai ishte shumë i sjellshëm. Nuk flirtonte kurrë. Ishte shumë profesional”.
Këto dëshmi bien ndesh me akuzat e mëparshme të disa ish–konkurrenteve, të cilat stafi i Trump i ka quajtur “akuza pa bazë”.
E famshmja “puthje” që u bë virale
Në 2011, një foto e saj me Trump u bë lajm ndërkombëtar për shkak se dukej sikur ata po putheshin. Por Angela sqaron: “Ishte thjesht një iluzion optik”.
Ajo shpjegon se këndi i kamerës e ka shtrembëruar momentin, duke e bërë të duket më intim se ç’ishte në realitet. Ata thjesht i kishin dhënë njëri-tjetrit një puthje në faqe.
“Ishte e pavërtetë, por duket çuditshëm në foto, sepse edhe një vajzë tjetër në krah ka një shprehje të çuditshme sikur është e habitur”, tregon ajo.
Ajo thotë se në atë kohë është gjykuar rëndë nga publiku, por nuk e ka lënë ta dëmtojë, sepse, siç thotë vetë: “Njoh të vërtetën time”.
Trump dhe ekipi i tij nuk e kishin kontaktuar pasi gjithçka “nuk ishte e vërtetë”. Angela shton se vite më pas është takuar sërish me Trump dhe Melania dhe të dy kanë qenë “shumë të sjellshëm”. “Kam pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë respektuese me të. Nuk kam ndjerë kurrë energji të keqe”.
Romanca e shkurtër me Kanye West
Pas Miss Universe, Angela thotë se një ditë është telefonuar rastësisht nga Kanye West, pasi reperi e kishte parë në një tapet të kuq dhe kishte gjetur numrin e saj. Ai e kishte ftuar për drekë në ABC Kitchen në Neë York.
Ajo kujton: “Ai ishte me truprojen e tij dhe thjesht po më komplimentonte orën dhe çantën. Atij i pëlqen të vërë re detajet e vogla të modës”.
Më pas, Kanye e kishte ftuar në studio për t’i dëgjuar projektet muzikore të reja, por lidhja u shua shpejt sepse Angela shpesh mërzitej.
Ajo thotë se Kanye i thoshte: “Si mund të mërzitesh me mua? Të gjithë duan të jenë këtu dhe të dëgjojnë këtë muzikë të re”, dhe Angela ia kthente: “Po, por nuk dua të rri gjithë ditën këtu për të dëgjuar muzikë. Dua të bëj edhe gjëra të tjera”.
Më vonë atë vit, Kanye e kishte telefonuar për t’i thënë se duhet të shkëputeshin, sepse do të fillonte të takohej me Kim Kardashian.
Dashuria, martesa dhe divorci i vështirë
Angela më vonë u martua me biznesmenin rumun Dragos Savulescu, i cili për vite u përball me akuza për korrupsion e përvetësim, akuza nga të cilat u shpall i pafajshëm. Por në tetor ajo ka paraqitur kërkesën për divorc.
Ajo thotë: “Kemi pasur një histori shumë të bukur, intensive dhe jashtëzakonisht të rëndë. Luftonim kundër një sistemi. Por pesha mbetet. Ndjeva se ishte gjëja e duhur në atë moment”.
Komente











