Një 59-vjeçar nga Tirana është arrestuar si autor i dyshuar i disa vjedhjeve të ndodhura në kryeqytet në periudha të ndryshme kohore.
Konkretisht: Më datë 7 korrik, në bulevardin "Bajram Curri", dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një qendër masazhi; më datë 14 shtator, në rrugën "Ibrahim Rugova", dyshohet se ka vjedhur disa bizhuteri në banesën e një shtetaseje me iniciale F. Z.; më datë 17 po të këtij muaji, në rrugën "Preng Doda", dyshohet se ka vjedhur një aparat celular dhe një laptop, në një studio ligjore dhe më datë 21 shtator në rrugën "Ali Kolonja", dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një dyqan.
59-vjeçari akuzohet për veprën "Vjedhja". Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.