Nga radha e vajgurit tek ‘Spartakiada’, Roland Tasho sjell në 60 foto Tiranën dikur dhe sot: Kishim aparate cilësorë, figurantët me biografi e pamje të mirë!

Në Galerinë e Artit Tiranë Roland Rasho shpjegon aparatin e stampimit për fotografitë, i përdorur kryesisht deri në vitet ’90. Ka orën, tankun e larjes dhe baçinelën e kapsen , që shërbejnë deri në shfaqje të imazhit... Fotografi, 42 vjet në profesion, ka dashur që të jetë pjesë e ekspozitës së tij “Lana- Tirana, para dhe pas” (tranzicionit), që vizitorët ta kenë më të prekshëm, fotografimin e dikurshëm në vendin tonë.

“Ka qenë Shqipëria e varfër, por njëkohësisht mjetet e fotografimit që përdorte sistemi ishin nga më të mirat e kohës. Kemi pasur aparate që dhe sot nuk i ke, psh, unë kam pasur Hasselblad, Linhof, një nga mbretërit e aparatit.

Në ekspozitë, së bashku me drejtoren e Galerisë Edit Pulën, përzgjedhin 60 imazhe, nga koleksioni i tij personal. Në fokus është Tirana, në disa pika të saj.

“Janë disa pika të saj, si Pazari, Lana, Piramida”, tregon ai.

Disa prej fotografive shkojnë edhe përtej Tiranës, si në fabrikën e qelqit në Kavajë  (1988), atë të trikotazhit në Korçë (1989), apo Uzinën e Uresë në Fier. Të realizuara para ’90-ës,  si dhe të pasqyruara në revistën e kohës “Ylli”, imazhet duhet t’u përmbaheshin disa rregullave, edhe të pashkruara.

“Është e vërtetë, fotografia duhet të ishte ilustrative. Figuranti duhet të kishte një biografi të mirë, të ishte i paraqitshëm etj.”, tregon Tasho.

që pasqyrojnë transformimin e Piramidës ndër vite, deri në ditët e sotme, gjejmë edhe këtë fotografi të fëmijëve të vegjël, para bustit të diktatorit.

“Vura re se kishte shumë interes për transformimin e Piramidës, dhe duke qenë se kam disa foto të tilla mendoj të bëj një ekspozitë ku të pasqyroj si ka qenë dikur, pa u marrë me aspektin politik, Fotoja që thoni, unë isha në punë në atë kohë, dhe në një farë mënyre (sa i përket profesionit) mund të them që isha me fat që e fotografova”, shprehet më tej.

Janë imazhe që ngjallin nostalgji, si kjo fotografi e “Spartakiadës” së ’89-ës. Gazmend Çaçi dhe Sandër Dheri kanë qenë dy nga vizitorët e ekspozitës, me të cilët Tasho ka ‘ringjallur’ atmosferën e dikurshme.

“Pavarësisht stresit që krijonte rregulli i saj, ishte dhe si një moment lirie nga shkolla, sepse shkëputeshim. Por kishte edhe momente ilariteti se drejtuesi i spartakiadës, përmendte me altoparlant emrat e gjimnazeve, patriotë si “Petro Nini”, “Qemal Stafa” etj, dhe kjo krijonte një moment për të qeshur”, tregon më tej fotografi.

E çelur prej 20 marsit ekspozita ka afruar nostalgjikët, dashamirësit e artit dhe të rinjtë, që janë përballur edhe me aspekte pak të njohura për ta, siç është radha që krijohej në pikat e shitjes së vajgurit. 

“Siç thatë ju kishte nga nostalgjikët, por edhe të rinj që nuk njihnin shumë aspekte. Madje vajza ime që erdhi me shokët e klasës, që nuk dinin se ç’ishte radha e vajgurit, përse ka shërbyer. Por, kjo është edhe pjesa më interesante që ka pasur vizitorë nga të gjitha moshat, fotografia si duket është mjet më i drejtpërdrejtë komunikimi, që pëlqehet”, shton më tej.

Ekspozita do të vijojë e hapur deri në 7 prill.

 

/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë