Janë 43 firma shkrimtarësh mbi këtë karrige prej druri që ekspozohet për herë të parë këtë fillim jave në Qendrën e Librit... Roland Tasho i ka shoqëruar me imazhet e mbi 50 portreteve në bardhë e zi të personaliteteve të letërsisë. Në 1998, i rrëmbeu familjes një prej katër karrigeve tipike të tryezave shqiptare dhe e nisi me çiftin Kadare e Mira Meksin, në studion e kësaj të fundit.
Kadare i pat thënë se këto fotografi të tij janë njëfarësoj të vlefshme si librat që shkrimtarët shkruajnë, ndërsa Dirtëroi e krahasonte me verën, që sipas tij vjetërsia do t’ia shtonte vlerën.
Shumë prej këtyre figurave të letrave shqipe sot mungojnë fizikisht.
Për Moikom Zeqon është bashkëshortja Lida, ndërsa për Llazar Siliqin, emocionet i përcjell e bija Zana, e pranishme dhe në atë shkrepje plot dy dekada më parë, pak muaj para se të ndërronte jetë. Rrëfen se i ati prej muajsh i shtrirë për shkak të shëndetit të rënduar, u çua për këtë shkrepje dhe vendosi kapelën që në portret ia ka nënvizuar buzëqeshjen e brishtë. Me vështirësi firmosi karrigen, por gjesti i Tashos e gëzoi...
Shumë prej shkrimtarëve, në këtë ritakim me veten përmes imazheve të Tashos, rikthehen pas në kohë. Kujtojnë vitin e vështirë ’98 kur u bënë shumë prej fotografive, dhe projektin e Tashos, që në ato kohë u dukej i çuditshëm, ndërsa sot tek shohin portretet, e karrigen me vlera muzeale i gëzon.
Cikli mbyllet në fillim vitet 2000, ndërsa imazhi më i fundit në të ka qenë shkrimtari Ben Blushi. Ndonëse sot shkrimtari lëvron edhe vetë fotografinë, Tasho tregon se në atë kohë, para aparatit, u tregua i bindur në jetësimin e atij imazhi.
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
I kishte mbetur 1 vit e 8 muaj burg, gjykata liron Tahirin. Si e vlerësoni?
-
E drejtë
61.7%
-
E gabuar
31.1%
-
Nuk e di
7.2%
Vota total: 3030
Lajme të tjera
-
Salloni i Librit në Torino, Shqipëria 5 ditë si vend mysafir! Nis në 18 maj me Ermal Metën, të ftuar nga Vorpsi tek Ypi, ministrja: Patjetër dhe Kadare
13 Maj, 15:38
-
DEBAT/ Shkrimi për Ismail Kadare, e bija: E ka publikuar pa miratimin e tij! I përgjigjet Ben Blushi: E pavërtetë! Ia dërgova dhe e pëlqeu tekstin
1 Shkurt, 19:23
-
Si u festua 87-vjetori i Kadaresë, flasin Helena dhe Ismaili! Shkrimtari kujton datëlindjet në Moskë e tregon mendimet që e brejnë: Një gjë të ndjek hap pas hapi!
29 Janar, 11:30
-
Mero Baze: Debatet tinëzare mbi Kadarenë si qytetar
28 Janar, 20:18
-
Ismail Kadare feston sot ditëlindjen, rikthehet në ish-shtëpinë e tij, duke parë fotot e fëmijërisë! Politikanët ‘kartolina’ me urime
28 Janar, 11:05
-
Nga mesazhi i Kadaresë te fjala e ish-presidentit Moisiu, kujtohet në 'Opera' Holokausti e 'Besa e përjetshme' e shqiptarëve ndaj hebrenjve. Yehiel Hilik Bar: Mirënjohje!
26 Janar, 22:40
-
'Karrigia' e shtëpisë së Roland Tashos, që u firmos nga 43 shkrimtarë...çka ndodhi në ’98-ën, rrëfimi i Helena Kadaresë për ‘sekretet’ pas fotove
26 Dhjetor 2022, 20:53
-
Për 2023? Më shumë Rita Petro, Mimoza Ahmeti, Helena Kadare në çdo grua e në çdo burrë, sidomos
15 Dhjetor 2022, 09:32
-
Ismail Kadare, shkrimtari i madh shqiptar shpallet 'Qytetar Nderi' i Tetovës
25 Nëntor 2022, 14:32
-
Mero Baze: Të 'respektuarit' e Panairit
20 Nëntor 2022, 18:52
-
Helena e Ismail Kadare në Panair, rrëfimi për “Report tv”: Nga rikthimi në Tiranë, te ‘Nobeli” i dëshiruar në komunizëm, e librat që po shkruajnë! Na vishen shumë jo të vërteta, kjo na mërzit!
20 Nëntor 2022, 12:01
-
Panairi, ish-punonjësi i Bibliotekës : I dashuruar me librin sa të jem gjallë! Jam pensionist, kërkoj libra me vlerë e të lirë! Pyeta për Kadarenë, ja ç’më thanë!
16 Nëntor 2022, 17:43