Komisioni hetimor parlamentar për çështjen e “kanabizimit të vendit” dhe atë “Tahiri” që u mbledh ditën e sotme dhe miratoi rregulloren, ka përpiluar edhe një listë të funksionarëve të lartë publikë që do të thërriten për të dëshmuar në këtë komision, duke nisur nga nga kryeministri Edi Rama.
Gjithashtu për të dëshmuar do të thërritet edhe vetë ish-ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri.
Ja lista e plotë e personave publikë dhe jo vetëm që do të thërriten të dëshmojnë në komision:
- Edi Rama Kryeministër
- Fatmir Xhafaj Ministër i Brendshëm
- Saimir Tahiri Ish - Ministër i Brendshëm
- Visho Ajazi Lika Ish - Drejtor i Përgjithshëm i SHISH
- Haki Çako Ish – Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
- Ardi Veliu Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
- Helidon Bendo Drejtor në detyrë i Shërbimit Informativ të Shtetit
- Besim HAJDARMATAJ Drejtues i Prokurorisë për Krime të Rënda, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda
- Etilda Gjonaj Ministër i Drejtësisë
- Arqile Koça
- Rovena Gashi Drejtori dhe ish- Drejtori i Drejtorisë për Marrëdhëniet me Jashtë, në Prokurorinë e Përgjithshme
- Odeta Thëngjilli Drejtore e Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, pranë Ministërisë së Drejtësisë
- Për t’u identifikuar emri Drejtorin e IEVP nr. 313 “Jordan Misja”.
- Për t’u identifikuar emrat Drejtorët e Policisë në Pikat e Kalimit të Kufirit, gjatë periudhës 1 Janar 2014 – 5 Mars 2018.
- Për t’u identifikuar emrat Drejtorët e Portit të Durrësit dhe Vlorës, gjatë periudhës 1 Janar 2014 – 5 Mars 2018
- Dritan Zagani Ish- punonjës i Policisë së Shtetit
- Për t’u identifikuar emrat Drejtori apo ish Drejtori i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Brendshme, gjatë periudhës 1 Janar 2014 – 5 Mars 2018.
- Për t’u identifikuar emrat Drejtori apo ish- Drejtori i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, gjatë periudhës 1 Janar 2014 – 5 Mars 2018
- Komisioni rezervon të drejtën që ne Planin e Hetimit të thërras për të dëshmuar çdo person apo funksionar tjetër që ka dijeni rreth objektit të hetimit, dhe që rezulton i përfshirë në këtë cështje nga shqyrtimi i dokumentacionit zyrtar.
Komento