Komisioni i ‘drogës’/ Plan për marrjen në pyetje të Berishës për Lazaratin

Komisioni i ‘drogës’/ Plan për marrjen në pyetje të Berishës për Lazaratin

Shumica parlamentare do të paraqesë një plan të saj hetimor, në komisionin për të kontrolluar veprimet dhe mosveprimet e organeve ashtërore në fenomenin e kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike, përfshirë çështjen “Tahiri”. Në mbledhjen e dytë të këtij komisioni, i ngritur me kërkesë të Partisë Demokratike, anëtarët e Partisë Socialiste kërkuan zgjerimin objektit të hetimit, duke përfshirë edhe periudhën para vitit 2014, kohë e përcaktuar nga demokratët.

Socialistët do të paraqesin një plan të tyre, për të përfshirë në objektin e hetimit edhe ish-pushtetarët e lartë që lejuan kultivimin dhe trafikimin e drogës në Lazarat, ku përfshihen ish-kryeministri Sali Berisha si dhe ish-ministrat e Brendshëm, Lulzim Basha, Bujar Nishani dhe Flamur Noka. Deputetët socialistë Ermonela Felaj, Pjerin Ndreu, Bashkim Fino dhe Paulin Sterkaj kërkuan që hetimi i rolit të organeve shtetërore për kultivimin e drogës të shtrihej në kohë, mbase deri në vitin 1992, kohë kur ka nisur ky fenomen në Shqipëri. Megjithatë, plani është që, nën hetim të përfshihet koha e kultivimit të drogës në Lazarat, pasi hetimi deri në 1992 duket se është i pamundur nga një komision hetimor.

Debati
Kryetari i komisionit, Edi Paloka, tha se ky ishte vetëm plani i hetimit paraprak, ndërsa shprehu vullnetin për të firmosur çdo kërkesë të PS për zgjerimin e hetimit, në kuadër të miratimit të planit përfundimtar të hetimit. Nga ana tjetër, socialistët kërkuan një javë kohë për të paraqitur propozimet e tyre, me qëllim për të dalë me një plan paraprak të përbashkët hetimi, për të mos u nisur dy herë institucioneve shtetërore kërkesa për të sjellë në komision informacion për fenomenin e kultivimit dhe trafikimit të drogës. PD nuk e pranoi këtë kërkesë, por palët ranë dakord që t’i dërgojnë përnjëherë kërkesat për informacion.

Burime pranë anëtarëve socialistë në komisioni, nuk e përjashtuan mundësinë se pas përfshirjes nën objektin e hetimit, në një kohë të dytë, kur të miratohet lista e personave që do të pyeten, do të kërkohet që pyeten Sali Berisha dhe Lulzim Basha për lejimin e kultivimit të drogës në Lazarat. Nga ana tjetër, anëtari i komisionit Flamur Noka, u shpreh i gatshëm për të ngritur një komision tjetër për këtë çështje, teksa kërkoi që të mos zhbëhej objekti konkret i hetimit i përcaktuar nga demokratët.

Lazarati
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar publikisht se ka lejuar kultivimin dhe trafikimin e drogës në Lazarat. Berisha ka pohuar se vendimi për të mos ndërhyrë në Lazarat dhe për të lejuar një fenomen kriminal, ka qenë politik. Sipas socialistëve, kjo deklaratë vetëfajësimi ishte e mjaftueshme për të nisur hetimit ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, por nuk ndodhi kështu. Megjithatë, ky qëndrim pritet të jetë objekt i komisionit hetimor në javët në vijim.

Diskutimet në komisionin për çështjen e drogës 

-Pjerin Ndreu: Gjithë plani i hetimit nuk ka një afat kohor. Ka disa kryeministra ku fenomeni i kanabisit është shfaqur. Plani i hetimit për mua duhet të rishikohet dhe rivlerësohet edhe një herë. Ju keni bërë një plan hetimi të stilit të PD, por ne jemi dy palë këtu. Keni dalë jashtë objektit, për të cilin është ngritur ky komision. 

-Edi Paloka: Ky është plani paraprak i hetimit, të cilin e paraqet kryetari dhe është i bazuar në objektin e hetimit, sipas kërkesës që kanë paraqitur deputetët e opozitës. Ky plan paraprak është bazuar pikërisht në këto fakte dhe rrethana që janë prezantuar në kërkesë. Ne jemi të bindur që kërkesën e kemi bërë shumë të qartë. Ne kemi kërkuar që të hetohet nga ajo periudhë e caktuar në planin paraprak të hetimit. Kërkesa jua për të shtrirë në kohë hetimin, është kërkesë legjitime. Por, siç kemi thënë rendomë se sa herë kërkon opozita një komision hetimor, mazhoranca kujtohet që brenda komisionit hetimor të opozitës, të bëjë edhe ajo hetime. Është e drejta juaj. Keni pasur dhe keni të gjithë të drejtën që të ngrini komisione hetimore për çdo gjë që ju lejon Kushtetuta dhe ligji. Në këtë rast, kërkesa është e opozitës. Megjithatë, të gjitha ato pika që unë do të paraqes në planin paraprak, janë në përputhje me objektin e hetimit. Pasi paraqitet plani paraprak, çdo deputet ka të drejtë që të kërkojë informacion dhe të sjellë informacion në komision dhe mbas marrjes së këtyre informacioneve, përgatitet plani i hetimit. Në fund, kur të miratojmë planin e hetimit, që nuk bëhet sot, edhe kërkesat tuaja do të merren parasysh dhe do të pasqyrohen në planin e hetimit. 

-Ermonela Felaj: Ky komision hetimor nuk është një komision i njëanshëm hetimi, por është një hetim që bëhet në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe ka përfaqësues nga të dy palët. Ne na është vënë në dispozicion plani paraprak i hetimit. Këtij plani kemi edhe në të drejtë që t’i shtojmë gjëra. Kjo vlen për tani, për një arsye shumë të thjeshtë që pasi të kemi planin, për gjërat që thoni ju dhe për gjërat që themi ne, të mund të bëjmë kërkimin e të dhënave. Mbi të dhënat që do të kërkojmë, ne do të miratojmë planin e hetimit, të cilin do ta miratojmë së bashku. Duhet një plan paraprak i përbashkët që të bëhet kërkimi i të dhënave. Edhe rregulloja që sapo e miratuam thotë këtë, që kërkimi i të dhënave bëhet mbi planin paraprak të hetimit. Kemi edhe në planin tonë që do të kërkojmë informacione. Unë këtë po them, që të kërkojmë njëherazi informacion. 

-Edi Paloka: Absolutisht që unë do të firmos çdo kërkesë për marrje informacioni që do të bëni ju. Por, komisioni me vendim të ndërmjetëm miraton planin e hetimit. Këtë po të them.  

-Flamur Noka: Ligji e thotë qartë që komisionet hetimore të Kuvendit krijohen për të hetuar çështje të veçanta. Ligji është krijuar në mënyrë të tillë për t’i dhënë opozitës mundësi për të hetuar, sepse nuk ka mundësi të tjera opozita për të hetuar. Mazhoranca i ka të gjitha mundësitë për të hetuar, sepse ka institucione. Opozita ka vetëm institucionin e Kuvendit. Nëse ju keni çështje të veçanta nga kjo që kemi ne, mund të kërkoni ju që të ngrini komision hetimor dhe të vazhdojmë. 

-Paulin Sterkaj: Zanafilla e kanabisit është sa është jeta. Në Shqipëri ka filluar që në vitin 1992. Ndaj ky është një fenomen që duhet hetuar nga rrënja, sepse nuk ka ardhur kanabisi në 2015. Nuk ka ardhur as puna, as tradita dhe as kultivimi. Ka qenë një traditë, për të cilën më parë është mbyllur një sy dhe një vesh, dhe kjo ka funksionuar. Sot është bërë fenomen. Ne duam që ta shtrimë në kohë hetimin sepse duhet me gjet zanafillën. Gjithë ai tonazh që është kapur dhe eliminuar nuk ka ardhur rastësisht. 

-Xhemal Qefaliaj: Ju kryetar nuk mund të paraqitni planin paraprak vetëm të opozitës, por planin paraprak të komisionit hetimor, ku jemi të dy palët. Na jepni pak kohë që ta shikojmë edhe ne, që të bëjmë një plan të përbashkët. 

-Edi Paloka: Edhe një herë, planin paraprak e paraqet kryetari në bazë të kërkesës që ka bërë pala që ka kërkuar. Dhe jo më kot kryetari është propozuar nga ajo palë që ka bërë kërkesën. Ky është plani paraprak. As nuk votohet dhe as nuk diskutohet, thjeshtë ju vë në dijeni kryetari. Mbas kësaj fillon procesi i mbledhjes së të dhënave. Më pas, të gjithë anëtarët e komisionit paraqesin kërkesat e tyre dhe bëhet plani i hetimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 007: 26/03/2018 17:42

    Mbledhje e Komisionit Parlamentar, nen drejtimin e Trafikantit Nderkombetar te drogave te forta Edi Paloqe. Poropozojini qe te thirret deshmitar Daut KADRIOVSKI ose Kadri MEHMETI si e therriste Edi Paloqe.Kadriovski i kerkuar nga 12 shtete te botes, vrare dy Sherife ne SHBA, ka vene bomben ne LOJRAT OLIMPIKE Sidnej Austarli.. trafikaur nga Turqia kv te tera heroine..banuar ne rrugen Niko Avrami Tirane ku bashke me Edi Paloqen e Prel MARTININ ngrinin dollite e trafikut dhe ndanin fitimet. Edhe mbas arrestimit i la 200 kg heronine Edi Paloqes tek miku i tij ne Domje etj etj etj ..Dilen bashkejtetuesen e Kadriut nuk e therresni dot deshmitare, se ja bene vendin....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë