Gjoni: Komision Hetimor për shembjen e Teatrit! Spiropali: Protesta do mbahet mend si 'tubim makbethian i kafshimit të veshit' (VIDEO)

TIRANE-Kuvendi i Shqipërisë u përfshi nga debate dhe akuza të forta mes shumicës dhe qeverisë lidhur me reformën zgjedhore dhe shembjen e teatrit kombëtar. Nga foltorja e Kuvendit, Edi Rama u dha përgjigje edhe Presidentit dhe opozitës duke i cilësuar si aktorë, pasi nuk u dhemb dhe s'duan t'ia dinë për godinën, por e përdorin politikisht. Megjithatë, tha ai, projekti origjinal i godinës që u shemb do të ndërtohet sërish në një tjetër vend dhe me një tjetër funksion. Pas debateve u miratua edhe rendi i ditës.

Seanca plenare, e mbajtur edhe këtë herë sipas rregullave të posaçme për shkak të pandemisë së Covid 19, miratoi tri projektrezoluta për vlerësimin e veprimtarisë së tre institucioneve të pavarura në vend, si edhe miratoi dy projektligje. Projektligjet që u miratuan në seancën e e sotme ishin: "Për një shtesë në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar” dhe  “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”’. Projektrezolutat e miratuara vlerësonin veprimtarinë përgjatë vitit 2019 të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Entit Rregullator të Ujit dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke u paraqitur vërejtje dhe rekomandime lidhur me raportimet vjetore në Kuvendin e Shqipërisë nga titullarët e këtyre institucioneve.

Pas prezantimit të raportit vjetor të veprimtarisë përgjatë vitit 2019 nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me vendim të Konferencës së Kryetarëve, u zhvillua edhe një debat parlamentar. Edmond Stojku, në emër të grupit parlamentar Demokraci dhe Drejtësi, ngriti shqetësimin për ndërhyrjet e shpeshta në Kod Zgjedhor pas viteve nëntëdhjetë, duke numëruar 12 ndërhyrje, të cilat ai i konsideroi të shumta dhe të pasuksesshme. Stojku shprehu optimizmin për momentin e tanishëm të reformës dhe tregoi vullnet në emër të grupit të tij parlamentar, që t’u kthehet vota qytetarëve. Stojku kërkoi gjithashtu përfaqësim të grupit të tij parlamentar, si grupi më i madh opozitar në parlament, në proceset  dhe tryezat e reformës zgjedhore. Nimet Musai, kryetar i grupit parlamentar të Pavarur, bëri kritika për qasjen e opozitës jashtëparlamentare në raport me funksionin e KQZ-së dhe bëri thirrje për departizimin e saj të menjëhershëm. Murrizi, në emër të grupit parlamentar Demokrat, risolli idenë e listave të hapura dhe përkrahu ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Projektligji "Për një shtesë në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar””, që përfshinte sportistët e dalluar dhe me arritje të spikatura si kategori përfituese e një pensioni të posaçëm u miratua me 91 vota pro, 14 kundër dhe 1 abstenim. Me 88 vota pro, 16 kundër dhe 3 abstenim u miratua projektligji “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”, që lidhet monedhën virtuale. Rezoluta për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale u miratua me 90 vota pro, 14 kundë dhe 14 abstenim.

Rezoluta për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të ERRU përgjatë vitit 2019 u miratua me 88 vota pro, 16 kundër dhe 5 abstenim. Rezoluta e Kuvendit për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të KQZ përgjatë vitit 2019, u miratua me 89 vota pro, 13 kundër dhe 7 abstenim. Seanca e sotme miratoi edhe dy projektvendime: “Për një shtesë në vendimin nr. 85/2017 “Për zgjedhjen e Byrosë dhe përbërjen e Sekretariateve të Kuvendit” të ndryshuar” dhe “Për një ndryshim në vendimin nr. 86/2017 “Për caktimin e kryesive të komisioneve të përhershme parlamentare” të ndryshuar”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:19
'Hajde më puth një herë në prapanicë'/ Murrizi i përgjigjet Ramës me batutën e Kadri Roshit te filmi me Sali Protopapën

Në përgjigje të kryeministri Edi Rama, i cili iu drejtua disa herë gjatë fjalimit të tij, deputeti Myslim Murrizi i është përgjigjur me batuta dhe ironi.

"E ruaj Zoti meqë iku, e pashë që u bë ujë ndjesë, më knaqi se ka filluar të shoh ëndrra me sy hapur, edhe mua ndonjëherë më duket si Skëndërbeu i Elizës dhe herë si Ismaili. Kam ardhur në Tiranë, jo nga mami si anëtare e Byrosë Politike. Mora vesh që ju komonukoni nëpërmjet bizneseve. Të ishte Kadriu gjallë do të thotë atë që i tha Sali Protopapës. Doktor i sëmundjeve ngjitëse e mora vesh që ishte këtu, Eliza thuaj që të prish muzeun, bashkinë, vetëm piramidën e drejtuesit shpirtëror", iu përgjigj Murrizi.

Ora 13:28
Rama: Projektin origjinal të Teatrit që u shemb do ta ndërtojmë diku tjetër për fëmijët! Berisha dramaturg, Meta komedian, Luli aktor

TIRANE-Projekti origjinal i godinës së Teatrit Kombëtar që u shemb ditën e diel do të ndërtohet në një tjetër vend dhe me një tjetër funksion. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama ditën e sotme nga foltorja e Kuvendit. Rindërtimi i Teatrit të ri ku ka qenë dhe sikur ka qenë është kërkesë e peticionit të grupit të artistëve që firmosi edhe opozita, por kreu i qeverisë tha se nuk po mori vendimin (për ta ndërtuar diku tjetër dhe jo aty) nisur nga ajo që ka parë ditët e fundit në shesh dhe kërcënimet, por ka reflektuar për nostalgjikët.  

Ai u shpreh se do ta merret projekti origjinal si ishte parashikuar që të bëhej godina nga italianët, pasi u la në gjysmë për shkak të luftës dhe godina që u shemb nuk ishte sipas projektit final që ishte parashikuar asokohe. Kryeministri nuk zbuloi shumë detaje, por tha të kuptohet se godina do të ketë funksionin e një shkolle artistike, ndërsa vendi mbetet për t'u vendosur se ku do të ndërtohet.

Opozita sot është në shesh duke kundërshtuar dhe cilësuar akti kriminal vendimin për shembjen e Teatrit Kombëtar, por kryeministri Edi Rama rrëfeu një prapaskenë të para shumë viteve kur ishte në krye të bashkisë së Tiranës dhe Sali Berisha kryeministër i vendit.

Edi Rama u shpreh se asokohe një investitor i njohur shqiptar, miqësor deri në vëllazëri me familjen e kryeministrit të kohës, që ishte Sali Berisha, së bashku me një grup gjerman i kishin propozuar që teatri të shembej dhe mbi rrënojat e tij të ndërtohej një kompleks "Plazza shopping". Rama tha se e kishte refuzuar atë projekt duke u thënë se aty do të ndërtohej teatri i ri.

Sulmi dhe ironia për Presidentin, ish-kryeministrin Berisha, Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin nuk munguan gjatë gjithë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit. Edi Rama tha se në politikë ka ardhur për të bërë sukses dhe për të realizuar bindjet e tij.

E pranoi se nuk është shumë i zoti për konsensus, por shtoi se nuk i vjen zor, se është i luftës për bindjet. Edi Rama tha se Ilir Meta nuk është gjë tjetër veç se një komedian, ish-kryeministrin Berisha e cilësoi si dramaturg dhe Lulzim Bashën aktor që është huazuar në politikë. Ai shtoi se opozita që sot proteston dje ka qenë në pushtet dhe nuk ka bërë asgjë për kulturën, madje teatrin e lanë jashtë listës së mbrojtjes.

VIDEO/ Fjala e plote e Kryeministrit Rama
Ora 13:06
Maliqi- Lleshajt: RENEA çohet vetëm ndaj terroristëve...kush ishte kriminel te Teatri Budina, Liçaj apo Kryemadhi?

Lefter Maliqi, ish- drejtor i burgjeve i ka kthyer përgjigje ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj në Kuvend. AI e ka cilësuar si kriminale ndërhyrjen e forcave RENEA për shembjene Teatrit Kombëtar.

“Më habiti se si fliste ministri i Rendit Publik, më kujtonte kur kam qenë shef policie kriminale në Mirditë e ndiqja kriminelët, kur ishin në turmë bënin të fortin e kur i kapje flisni qetë sikur s'ka ndodhur asgjë. Po a ka më krim të çosh 1 mijë trupa policore dhe çon forcat RENEA,forcat speciale, po ku lejohet more, se kam qenë pedagog dhe kam dhënë taktikë policie, forcat e RENEA-s dërgohen vetëm ndaj terroristëve, pengmarrësve, krimit të organizuar dhe vrasjes, kush ishin kriminelët, Budina, Licaj, Kryemadhi? Ku po e çoni këtë vend, po ju marrin lirinë, pronën, dinjitetin, duhet revoltë e madhe, nuk këta nuk ikin ndryshe, zemërimi duhet të jetë shumë i madh”- tha ai.

Ora 12:13
‘Hiqni kapelet’/ Lleshaj-protestuesve për teatrin: Kujtoni se ç'ndodhi në ’97 kur s'kishte polici! Përgjegjësinë për aksionin e kanë drejtuesit (VIDEO)

Në fjalën e tij ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u ka kthyer një përgjigje të gjithëve atyre që kanë kritikuar sjelljen e policisë në protestën e artistëve. Duke kërkuar që Teatri të mos politizohet, që sipas Lleshajt një gjë e tillë ka ndodhur, ai komentoi edhe thirrjet e aktivistëve në protestë 'hiqni kapelet'.

Për këtë, Lleshaj rikthehet pas në vitin në 1997 sipas së cilit ata që e kanë përjetuar këtë kohë e dinë shumë mirë se çfarë ndodh kur nuk ka qoftë edhe një ditë të vetme polici. Ndërkohë, sa i përket akuzave të opozitës se policia nuk ka pasur numra identifikimi në protestë, Lleshaj tha se përgjegjësia e tyre nuk është individuale, por e drejtuesve.

"Teatri po ngatërrohet me politikën. Kalimi i njerëzimit nga gjendja natyrore në gjendjen shoqërore, ku dhuna i delegohet një strukture të specializuar është një nga element kryesore ku njerëzimi kaloi nga barbaria te kultura. Diskutimet e fundit kanë targetuar policinë e shtetit, një diskutim për kulturën duke e shndërruar në një absurd konceptual, policia është parakusht që ekonomia, kultura të zhvillohet. E pafalshme dhe tragjike që policia të ndodhet në mes të diskutimit për kulturën. Një nga prioritet e mëdha që ndjek unë në detyrën time është që me policinë e shtetit të mundësojmë që shteti shqiptar të mos rrëzohet sa herë që grupe të caktuara kanë një axhendë polike. Ça duhet të bënte policia në 17 maj, gjatë protestave të dhunshme, gjatë tërmetit, gjatë pandemisë? Po në 17 maj? Përgjigja ishte 'hiqni kapelen' policisë së shteti që nuk e realizoi dot në mënyrë demokratike. Kjo është të kthehemi shumë mbrapsht. Nuk e di nëse ata që artikulojnë pa turp thirrjen 'hiqni kapelen', a e mendojnë qoftë një ditë Shqipërinë pa të, le të kujtohet 12 mars 1997 kur vendi nuk kishte policisë. I hoqën kapelet dhe ndodhi ajo që ndodhi, ndaj do të doja që të kishte një reflektim të madh jo vetëm politik, por edhe shoqëror. Pati konfrontime mes policisë dhe protestuesve, 7 policë të gjakosur nga ata që duan të na kthejnë dhe të na vendosin kulturën, ose në thelb anti kulturën. Nuk kam të dhëna që pati të lënduar nga protestuesit, pati të ndaluar. Po, pati se duhet ta kemi të qartë, nëse e kemi vendosur për të jetuar së bashku, ajo që na bën bashkë është ligji dhe kushtetuta. Kundërshtimi i policisë është vepër penale, duhet të jemi të gatshëm të pranojmë pasojat e këtij veprimi. Kam dëgjuar që kërkojnë numrat e identifikimit, nuk kanë qenë individualisht, por të strukturuar, nëse kërkoni përgjegjësi penale kërkojeni për drejtuesit e tyre, çfarë ju duhen punonjësit individual, për t'i intimiduar ato", tha Lleshaj.

Ora 11:47
Protesta për Teatrin/ Spiropali: Do mbahet mend si 'tubim makbethian i kafshimit të veshit'! Monika luan rolin e Penelopës, Basha të Odiseut (VIDEO)

Ministrja e shtetit, Elisa Spiropali ka ironizuar protestën e bërë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

 "Opozita i ka ikur betejave elektorale. Ikën në 2017, në 2019 tani ikën nga tryeza se u prish Teatri Kombëtar. Ajo që ndodhi ishte që nga një protestë me ndjeshmëri të vërtetë qytetare, ata e kanë kthyer në një skenë ku Monika luan rolin e Penelopës, Basha të Odiseut, dezhurnin nuk dinë ta mbajnë, trupat e tyre nuk janë nën rrënoja. Meqë këto vijat nuk dinë si t'i mbajnë kanë vendosur të braktosin një nga Reformat më të rëndësishme. Ja teatri absurd që po merremi ne. Nuk kanë asnjë lidhje me artistët e mëdhenj, ato janë për një teatër të ri. Ata s'kanë kulturë, po s'dinë ku të lidhin si të ligjin gomari. Ajo protesta makbethiane e kafshimit të veshit", tha Spiropali.

Ora 11:42
'Si do ia hajë veshin Ramës?! Ai është shumë i gjatë, apo kur të shtrihen në krevat!' Gjoni lëshon gojën për Kryemadhin (VIDEO)

"Ky quhet parlament dhe ju të ndërprisni fjalën. Ne jemi shumë pak që flasim dhe nuk e di çfarë e keni këtë mani vetëm të ndërprisnin.  Si do ja haj ajo veshin? Ai është shumë i gjatë. Apo vetëm kur të shtrihen në krevat?

Ky është parlament lolipopi. ne duhet një sistem i ri zgjedhor, na duhen lista të hapura. kemi një propozim amerikan ditët e fundit. keni një propozim që unë besoj se i hap rrugë shqiptarëve të votojnë deputetin që duan.

Kolegë të opozitës nuk duhet të përzihemi më ne aferat e këtyre, ndryshe vota jonë do jetë kundër ndaj çdo paçavorje që sjellin këta në parlament,"-deklaroi deputeti i opozitës Ralf Gjoni.

Më ketë deklaratë ai iu referua kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, e cila e pyetur gjatë protestës për shembjen e Teatrit se çfarë do ti bëjë Ramës ajo u përgjigj: "Unë do t'i haj veshin!"

Ora 10:45
Përmeti kërkon 1 minutë heshtje për Teatrin! Ruçi: Ulu djalë, lexo dhe mëso rregulloren (VIDEO)

Deputeti Andi Përmeti është ngritur në foltoren e Kuvendit për të kërkuar 1 minutë heshtje, por i tërheq vëmendjen kryetari Ruçi.

"Lexo rregulloren, ulu djalë, mëso rregullore", tha Ruçi.  

Ora 10:28
Maliqi: Ta shembim këtë parlament, teatër të pështirë! Të hiqet gjendja e fatkeqësisë natyrore (VIDEO)

Deputeti i opozitës së re Lefter Meleqi i cili ka marrë pjesë në protestat e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, mbështetur nga opozita e bashkuar joparlamentare, tha në mënyrë indirekte se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme për të pasur përfaqësues të ri të qytetarëve në kuvend.

“Zoti Gjoni s’ke pse mërzitesh pse qesh një pjesë e mazhorancës se të gjithë e dimë që u janë errur sytë nga dhuna ndaj qytetarëve. Kjo qeveri ka votuar me votat tona zgjatjen e afatit për fatkeqësinë fantazmë natyrore dhe shfrytëzuan këtë fatkeqësi për të shkatërruar teatrin kombëtar. Kjo revolt do të jetë aq e madhe që këtë parlement, teatër të pështirë, edhe këtij parlamenti i ka ardhur kohë të shembet, dhe të bëhet me votën e lirë, dhe kjo ditë do të vijë së shpejti”, tha Maliqi.

Ora 10:16
Komision hetimor/ Balla i përgjigjet Gjonit: Djalë për letrat, mos luaj teatër për teatrin (VIDEO)

Në përgjigje të kërkesës së deputetit, Ralf Gjoni, Balla e ka komentuar me ironi duke thënë "që duhet të bëjë letrat". Duke e quajtur "djalë", Balla shkruan se procedura duhet të bëhet me shkrim, siç e kërkon rregullorja.

"Nuk është mirë që të vijnë më Kuvend që të luajmë Teatër për teatër. Nuk mund të bësh sikur të dhemb shpirti për Teatrin, bëni propozimet, bëj letrat djalë. Mëso që procedura është e përcaktuar për çdo lloj nisme. Kam mbështetur kërkesën e ardhur nga opozita për interpelancë ", tha Balla.

Ora 10:12
Gjoni: Të ngrihet Komision Hetimor për shembjen e Teatrit (VIDEO)

Deputeti i opozitës, Ralf Gjoni kërkon ngritjen e një Komisioni hetimor për shembjen e Teatrit.

"Unë shpresoj në mirëkuptimin tuaj institucional për kërkesën time, jemi në kushte të ndjeshme sa i përket qytetarëve të Tiranës, pas shembjes së shëmtuar të godinës së Teatrit. Ka shumë paqartësi, mungesë të theksuar të transparencë, dua t'ju kërkoj që sot të mblidhni kryetarët e grupeve parlamentare për të ngritur një komision parlamentar që të ,marrë në konsideratë të gjitha faktorët, aktorët nga të gjitha palët për ta zbardhur këtë gjë", tha Gjoni.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lefteri: 21/05/2020 12:05

    Ky Lefter Maliqi ta shpif,nje idiot analfabet,nje bythlepires ne 30 vjet te njejten histori,njeri pa dinjitet e moral,inteligjenca e tij zero,fatkeqsi per kete vend se si mund te hyje ne Parlament njeri me formim si Lefter Maliqi,deshperuese.

    Përgjigju
  • Ani: 21/05/2020 11:52

    Ky Ralf Gjoni shume i pa formuar,cdo gje ne diskutimet e tij lidhen me krevatin ose dyshe,ose treshe,inteligjenca e tij le per te deshiruar.

    Përgjigju
  • Ariu: 21/05/2020 11:08

    Po kto bythshtrember, si i drejtohen kolegut me termin "djale", si nuk kane turp, arroganca dhe prepotenca ne kulm. Ai mund te jete djale, djal vl madje, por kjo se legjitimon kolegun ti therrase "djale" sikur te ishte baba vet. Ptuu rrace e keqe, u shofshi me fare.

    Përgjigju
  • O PERËNDI: 21/05/2020 10:57

    O Zot pse Zoti e ka dënuar kaq keq popullin Shqiptar me tipa të lefter kak maliqi. Ky fshatar ordiner ky analfabet bërtet e çiret mbasi për 30 vjet vetëm ka vjedhur e mashtruar. Ky ka bër korupsjon të pa par e ky bajg e qelbur del e hiqet si atdhetar në një koh që ky është një wc publike. E i mjeri popull duhet të paguaj të till krimba. O Zot mjaft të lutem mëshiroje Shqiprin mos mjaft me politikan wc si lefter bajg maliqi.

    Përgjigju
    • Lefter: 21/05/2020 11:59

      Popull budalla, nxjer deputet injorant!

  • tironci: 21/05/2020 10:25

    Kur u bo katunari librazhdit me bo politike ka mor fun cdo gjo , por fund eee. vetem koken shifi ca lloj forme ka .dhe te presesh te eci para ky ven ahhh tirona shkrete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan