Historia e minierës së kromit në Bulqizë ka njohur uljet dhe ngritjet e saj që prej themelimit të këtij gjigandi nevralgjik të ekonomisë shqiptare. Qysh nga prodhimi i dikurshëm i centralizuar dhe i kontrolluar nga shteti e deri te degradimi total i kësaj industrie, të keqmenaxhuar dhe të shfytëzuar barbarisht dhe pa kriter gjatë viteve të tranzicionit shqiptar, kur të huajt u panë si shpëtimi i vetëm, por që në fakt e përdorën pa shpirt dhe në mënyrë cinike pasurinë kombëtare të shqiptarëve, do të duhej që të vinte viti 2012, që falë një grupi shqiptar investimesh të niste kthesa e madhe që do t’ia ndryshonte përgjithnjë faqen minierës.
Nga diktatura në tranzicion, degradimi i minierës dhe dhënia e koncesionit AlbChrome
Miniera e kromit në Bulqizë e ka filluar veprimtarinë e saj në vitin e largët 1948, tre vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe kur Shqipëria ishte e raskapitur dhe rrënuar ekonomikisht nga lufta që gjunjëzoi gjithë Evropën. Kromi u kthye në burimin kryesor të eksportit për shtetin komunist që e udhëhoqi vendin deri në vitin ’91, duke u sjellë arkave të shtetit qindra milionë dollarë çdo vit. Në vitet 1970-1990, Shqipëria ka qenë prodhuesi i parë i kromit në Europë dhe renditej e dyta ne botë në eksportin dhe prodhimin. Sot, sasia e kromit që eksporton Shqipëria, nuk përbën më shumë se 1 përqind të sasisë globale të kromit dhe ecuria e tij, varet drejtpërdrejt nga tregjet botërore dhe nevoja e tyre për këtë lëndë të parë.
Gjendja e mjeruar e minierës dhe strategjia “kafsho dhe mbathja”
Me ndryshimin e sistemeve politike në Shqipëri, kolapsi që e shoqëroi një gjë të tillë solli edhe ndërprerjen e punës së minierës së Bulqizës. Në vitin ’92, eksportet e kromit shqiptar ranë në vetëm 20 milionë euro. Kjo situatë vijoi deri në vitin 2001, kur miniera iu dha me koncesion kompanisë italiane Darfo, e cila dështoi me menaxhimin e saj dhe në vitin 2007 kompania në fjalë u shit tek ajo austriake DCM Decometal, e cila e ndryshoi emrin tregtar në ACR (Albanian Chrome) më pas. Edhe kjo kompani për shkak të keqmenaxhimit shkoi deri në faliment.
Në vitin 2012, pas falimentimit të firmës asutriake, çka kishte shkaktuar edhe greva të shumta nga ana e punëtorëve dhe e kishte ekspozuar të gjithë zonën e Bulqizës përballë rrezikut të një papunësie dhe krize të thellë ekonomike, kompania e sipërpërmendur u ble nga Grupi Balfin dhe sot kompania Albchrome shpk (pjesë e këtij grupi) që është shoqëria koncesionare, ka hapur një kapitull të ri në historinë e minierës së kromit të Bulqizës dhe të gjithë komunitetit përreth.
Në fakt, deri në vitin 2012, koncesionarët e sipërpërmendur kishin dështuar sistematikisht në realizimin e marrëveshjes koncesionare për minieren e Bulqizës (pusi nr. 9, tranverbanku etj) dhe në Uzinën e Ferrokromit të Burrelit për sa u takon detyrimeve për të investuar, duke u mjaftuar vetëm me investimin në njërin objekt koncesionar, Uzinën e Ferrokromit në Elbasan. Në momentin kur Grupi Balfin mori këtë koncesion, për shkak të keqmenaxhimit dhe të shfrytëzimit pa kriter, gjendja e rezervave gjeologjike e garantonte vetëm me 2 vite jetën e minieres, pasi ishin shfrytëzuar rezervat me lehtësi shfrytezimi dhe nuk ishte menduar për prespektivën e hapjes së rezervave të thellësisë nëpërmjet pusit nr.9 që ishte edhe detyrimi kryesor koncesionar.
Me pak fjalë ishte gllabëtuar kromi në sipërfaqe, duke kompromentuar perspektivën për të marrë atë më në thellësi. Gjithashtu ishin braktisur totalisht tranverbanku i Klosit, hapja e sektorit të Qafëbuallit, si dhe Uzina e Ferrokromit në Burrel. Një strategji e mirëfilltë e llojit “kafsho dhe mbathja”, e ndërmarrë nga kompani me synime grabitqare, që nuk mendonin për gjë tjetër veçfitimit të tyre dhe që nuk mbanin asnjë përgjegjësi sociale.
Nga ana tjetër, në një mënyrë tërësisht jashtë çdo koncepti ligjor dhe logjik vepronin përreth minierës së Bulqizës, duke krijuar një rrethim total ndaj koncesionarit, edhe 43 subjekte me leje të tjera minerare, të dhëna të gjitha në periudhën 2005-2013, një pjesë e madhe të dhëna me mbivendosje me koncesionin dhe me njëra-tjetrën, në kundërshtim të plotë me ligjin dhe në cënim të plotë të marrëveshjes koncesionare në Bulqizë, e cila parashikonte klauzola ekskluziviteti për realizimin e objektit koncesionar. Dhënia e këtyre lejeve në këtë mënyrë ishte dhe mbetet shkaku kryesor i konflikteve dhe aksidenteve që ndodhin sot në zonën e Bulqizës. Me amendimet e ligjit minerar të vitit 2014, u bë i mundur revokimi i këtyre mbivendosjeve si dhe u percaktua një procedurë ligjore, si dhe në cilat raste mund të bëheshin zgjerime të lejeve minerare.
Sot në punimet e ish minierës Bulqizë janë aktive 35 leje minerare. Ndarja e minierës në parcela solli pasiguri në aktivitetin minerar, pasi miniera deri në parcelizimin e saj funksiononte unike, me nje program tekniko-organizativ që kontrollohej nga një subjekt i vetëm. Dëmet që solli ndarja e minierës në parcela janë të rënda, deri në të pariparueshme.
Nisja e kthesës së madhe dhe garantimi i jetëgjatësisë së minierës, 41.2 mln USD investime
Por pas 26 vitesh në gjendje të mjerueshme dhe e kthyer në një plagë pa shërim të ekonomisë së vendit, me marrjen e koncesionit nga viti 2012 deri në fund të vitit 2017, Grupi Balfin ka investuar përmes AlbChrome plot 41,2 milionë USD, nga të cilat 28,5 milionë në minierën e Kromit në Bulqize, 8,6 milionë në uzinën e Ferrokromit në Burrel dhe 4 milionë në Uzinën e Ferrokromit në Elbasan (të gjitha lidhen me minierën e kromit, uzinat shërbejnë për shkrirjen e tij). Investimet po vijojnë dhe është parashikuar që deri në vitin 2021 ato të prekin kuotën e 60 milionë dollarëve, çka e tejkalon ndjeshëm atë që ishte parashikuar nga marrëveshja koncesionare.
Vetëm me invesitmet në pusin nr. 9, ku po investohet me shkallën më të lartë të mekanizimit, bëhet e mundur rritja e jetegjatesisë së minieres me të paktën 30 vjet, ndërkohë që të gjithë subjektet e tjera që nuk i konsiderojnë humbjet teknologjike të shfrytëzimit, parashikohet ta përfundojnë aktivitetin e tyre për një periudhë jo më shumë se 5 vjeçare.
Keqinformim apo keqdashje mediatike?
Të vjen keq kur këtë histori suksesi (që një kompani shqiptare më në fund po vë në jetë, duke u munduar që të korrigjojë dhe zhbëjë edhe mëkatat e të tjerëve, të huaj apo vendas, me kostume private apo shtetërore) shpesh përpiqen ta baltosin pasaktësi mediatike, të buruara nga keqdashja informative, apo mungesa e profesionalizmit gazetaresk. Në fakt, nuk janë të pakta rastet kur lidhur me çdo aksident, apo fenomen negativ që lidhet me minierën e Bulqizës, ato të përmenden në mënyrë të përgjithshme, dhe pa e specifikuar qartë se në cilat zona ndodhin problemet në fjalë dhe cilat janë konkretisht subjektet e prekura apo përgjegjëse. Përgjithësime të tilla, i futin të gjithë në të njëjtin thes, duk e djegur edhe barin e njomë bashkë me atë të thatë. AlbChrome është vetëm një nga 35 subjektet minerare që operojnë në Bulqizë.
Përgjegjësia sociale, Albchrome mbështetës i dy shkollave profesionale
Duhet theksuar gjithashtu se Albchrome, ndryshe nga koncesionarët e mëparshëm, i kushton një vëmendje të jashtëzakonshme përgjegjësisë sociale dhe është iniciatori dhe mbështetësi i vetëm i rihapjes së shkollës profesionale të Bulqizës, ku këtë muaj diplomohen gjimnazistët e parë në profilin e minatorëve, pas vitesh të tëra lënie në apati, duke u dhënë atyre perspektivë për një jetë më të mirë dhe punësim të qëndrueshëm.
Albchrome është iniciatori i vetëm edhe i rihapjes së shkollës profesionale për metalurgë në Elbasan, e cila do të kontribuojë së shpejti në industrinë e metalurgjisë me profesionistë të mirëfilltë.
Albchmrome ka të planifikuar edhe donacione të tjera gjatë vitit 2018 por edhe në të ardhmen, në dobi të komuniteteve ku ai operon.
Paga mesatare 87.000 lekë në muaj dhe marrja e masave të larta të sigurisë
Sikurse dihet profesioni i minatorit është i vështirë dhe rregullohet veçmas me akte ligjore dhe nënligjore. Miniera e Kromit në Bulqizë dhe Traverbanku i Klosit përbëhet kryesisht nga punonjës të kategorisë ‘Punonjës Nëntoke”. Por duke i vlerësuar me realizëm këto vështirësi, AlbChrome vetëm gjatë vitit 2017 ka dhënë paga mesatare neto prej 87,000 lekësh në muaj për punonjësit e saj. Punëtorët, përveç pagës bazë, përfitojnë trajtime të tjera për vështirësi në punë, si paga e 13-të dhe trajtimi me normë. Në sajë të investimeve të kryera në Minierën e Kromit në Bulqizë (hapja e thellësisë) pritet që në këtë njësi të punësohet një staf shtesë prej 90 punonjësish vetëm gjatë vitit 2018. Gjithashtu, me instalimin e furrës së re në Uzinën e Ferrokromit Burrel, në këtë njësi u rrit numri i punonjësve me 40 veta në fillim të vitit 2018.
Ndër masat e tjera të sigurisë që ndërmerren rregullisht nga Albchrome për punonjëist e saj mund të përmenden: 1. Ngritja në çdo njësi e një oficeri të Sigurisë në Punë; 2. Inspektime të përditshme për sigurinë në punë të kryera nga ekipi i ekspertëve në bazë të një grafiku specifik; 3. Buxhet dhe plan mujor/3 mujor/vjetor për trajnimin dhe komunikimin e rregulloreve të sigurisë në punë; 4. Disiplinë e rreptë në punë, kontrolle ditore për konsumim alkoli nga stafi dhe masa të menjëhershme për çdo thyerje të rregulloreve të sigurimit teknik; 5. Kurs profesional për sigurinë në punë, çdo punëtor i minierës kryen një kurs formimi përpara fillimit të punës.
Shifrat e Sigurisë në Punë:
1. Prej vitit 2012 është ulur ndjeshëm numri i aksidenteve në punë;
2. Prej vitit 2012, më shumë se 2 milionë USD investime janë kryer për përmiresimin e kushteve të sigurimit teknik;
5. Mesatarisht janë kryer 6 kontolle të hollësishme në jave në çdo njësi rreth zbatimit të rregullores së sigurimit teknik.
1106 të punësur dhe 7.3 mln USD për buxhetin e shtetit
Në kuadrin e investimeve, pusi 9 është ai që bën diferencën tek zgjatja e jetës së minierës. 95% e punës ka përfunduar, ndërkohë që pritet që shumë shpejt të përfundojë edhe pjesa tjetër. Në kuadër të investimeve të vazhdueshme, Albchrome përgatitet të shtojë fuqinë punëtore me rreth 200-250 punonjës të rinj. Kompania ka sot të punësuar 1106 punonjës nga 841 që ishin më parë, të ndarë ndërmjet Minierës së Kromit në Bulqizë, Traverbankut në Klos, Impiantit të seleksionimit në Klos, Uzinës së Ferrokromit në Burrel, Uzinës së Ferrokromit në Elbasan dhe në zyrat qendrore në Tiranë. Me një fond pagash vjetore prej rreth 12 milionë dollarësh, AlbChrome është gjithashtu një ndër taksapaguesit më të mëdhenj në vend. Ai kontribuoi në buxhetin e shtetit shqiptar me plot 7.327.885 USD për vitin 2017.
Grupi Balfin me Saimir Manen ne krye eshte modeli i kaputalizmit modern shqiptar . Investitiret e huaj off shore vetem grabiten pasurite shqiptare ne beshkepunim me qeveritar hajdut dhe te korruptuar
Përgjigju