Nga Rrogozhina në Verona, berberi shqiptar që i vë flakën kokës me çakmak

I ftuar sot në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte berberi më i pazakontë shqiptar që jeton në Verona, Azem Sheshi. Ai nuk është si berberët e tjerë, jo për faktin se jeton në Verona, por për mënyrën e pazakontë që qeth, duke përdorur zjarrin, me sy mbyllur apo me tre gërshërë.

”Unë jam nga fshati Kalush i Rogozhinës dhe prej vitesh ushtroj profesionin e berberit, por në një mënyrë të pazakontë” e nis rrëfimim kështu Azemi, i cili ishte në një lidhje direkte nga sheshi i Veronës.

“Unë i pres flokët klientëve duke përdorur zjarrin, me tre gërshërë apo me sy mbyllur” tha më pas Azemi.”Të gjithë ata që më ndjekin në rrjetë sociale apo në vendin e punës, habiten, por kur shohin rezultatet janë të befasuar nga puna ime”.

Të gjithë suksesin e tij, ai ia dedikon familjes, që sipas tij ka qenë forca e tij më e madhe.

”Për herë të parë nisa punë kur isha vetëm 16 vjeç, në një sallon të vogël në Rrogozhinë, ndërsa sot jetoj në Verona, qytet që më ka pranuar dhe jam përshtatur” tha më pas Azemi gjatë intervistës.

Ai është bërë shumë popullor në mediat shqiptare dhe ndërkombëtare, pa harruar dhe tik-tokun ku ka një numër të madh ndjekësish që e admirojnë punën e tij.

”Jam fitues i disa konkurseve kombëtare ku jam dalluar për punën time dhe kjo më ka bërë të ndihem mirë” tha në fund Azem Sheshi, duke mos harruar të japë një mesazh për rininë, që të futen në shkolla profesionale, pasi profesioni nuk të lë kurrë në baltë dhe paratë nuk vijnë nga qielli pa punuar.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

‘Rikthehet’ Merkel: Të bëjmë çmos kundër përdorimit të armës bërthamore

‘Rikthehet’ Merkel: Të bëjmë çmos kundër përdorimit të armës bërthamore