Nga Tirana në Shkodër, nga Korça në Vlorë, tre muajt e fundit u kthyen në diçka më shumë sesa thjesht një ndryshim stine.
U kthyen në një udhëtim.
Përmes një serie eksperiencash unike të organizuara nga IQOS, përdoruesit e rritur në të gjithë Shqipërinë u ftuan të dalin nga rutina dhe të provojnë diçka ndryshe — një sfidë që kombinonte adrenalinën, konkurrencën dhe eksplorimin.

Koncepti ishte i thjeshtë, por efektiv.
Pjesëmarrësit u mblodhën në gjashtë qytete, Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë, Korçë dhe Shkodër, ku morën pjesë në një sfidë speed racing me stimulime, duke testuar refleksin dhe fokusin e tyre në një ambient dinamik dhe të shpejtë.
Çdo event përzgjodhi pesë fitues, të cilët ditën pasuese u ftuan të vazhdonin eksperiencën në një ambient krejt tjetër: udhëtime offroad në disa nga rrugët më panoramike pranë qyteteve të tyre.

Nga terrenet e ashpra te pamjet panoramike, këto rrugë ofruan një perspektivë tjetër të Shqipërisë, një perspektivë e formuar nga natyra, lëvizja dhe zbulimi.
Koha e zhvillimit të këtij aktiviteti shtoi një dimension tjetër në eksperiencë.
E zhvilluar nga janari në mars, pjesëmarrësit përjetuan transformimin e lehtë të peizazheve, nga tonet e dimrit te shenjat e para të pranverës. Rrugët me dëborë i lanë vendin dritës më të butë, kodrave më të gjelbra dhe ditëve më të gjata.

Nuk bëhej fjalë vetëm për destinacionin, por për tranzicionin.
Këto eksperienca krijuan një ndjenjë komuniteti mes pjesëmarrësve, duke bashkuar individë me të njëjtën kuriozitet për përvoja të reja dhe dëshirën për të dalë nga rutina.
Në një kohë kur shumë eksperienca janë digjitale, kjo iniciativë u fokusua në diçka konkrete, lëvizje, natyrë dhe ndërveprim real. Dhe ndoshta kjo është ajo që e bëri të veçantë.









