Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian janë angazhuar dhe do të vënë në dispozicion fonde për të hetuar krimet e luftës në Ukrainë. Holanda ka propozuar ngritjen e një gjykate të posaçme për këtë. Angazhimi i 45 vendeve u bë gjatë takimit në Hagë.

“Drejtësia duhet të vendoset ndaj mizorive të dyshuara ruse në Ukrainë ndoshta duke ngritur një gjykatë speciale për t'i gjykuar ato. Ashtu siç e kuptoj unë, ne duhet ta plotësojmë boshllëkun dhe ICC-ja (Gjykata Penale Ndërkombëtare) nuk e ka juridiksionin. Kështu që unë mund të imagjinoj se do ta shikojmë mundësinë e krijimit të një gjykate të tillë. Si Holandë ne do ta shqyrtojmë. Ndoshta nuk do të jetë e lehtë. Ka avantazhe që ta bëjmë këtë me sa më shumë miq nga komuniteti ndërkombëtar…”, tha ministri i Jashtëm holandez Ëopke Hoekstra.


Lajmi kryesor:

Kievi: Moska ka intensifikuar sulmet ndaj civilëve