Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian janë angazhuar dhe do të vënë në dispozicion fonde për të hetuar krimet e luftës në Ukrainë. Holanda ka propozuar ngritjen e një gjykate të posaçme për këtë. Angazhimi i 45 vendeve u bë gjatë takimit në Hagë.
“Drejtësia duhet të vendoset ndaj mizorive të dyshuara ruse në Ukrainë ndoshta duke ngritur një gjykatë speciale për t'i gjykuar ato. Ashtu siç e kuptoj unë, ne duhet ta plotësojmë boshllëkun dhe ICC-ja (Gjykata Penale Ndërkombëtare) nuk e ka juridiksionin. Kështu që unë mund të imagjinoj se do ta shikojmë mundësinë e krijimit të një gjykate të tillë. Si Holandë ne do ta shqyrtojmë. Ndoshta nuk do të jetë e lehtë. Ka avantazhe që ta bëjmë këtë me sa më shumë miq nga komuniteti ndërkombëtar…”, tha ministri i Jashtëm holandez Ëopke Hoekstra.
Ukraina ka bërë thirrje tashmë që të ngrihet një gjykatë e tillë. Presidenti Volodymyr Zelenskyy e përsëriti këtë kërkesë nëpërmjet një lidhjeje videofonike gjatë takimit të së enjtes në Holandë, të titulluar "Llogaridhënia për Ukrainën".
Vendet pjesëmarrëse premtuan 20 milionë dollarë për të mbështetur Gjykatën Penale Ndërkombëtare të OKB-së (ICC), dhe ekspertë të tjerë që hetojnë mizoritë e dyshuara të lidhura me konfliktin e nisur nga Rusia në Ukrainë.
Gjykata ndërkombëtare nuk ka juridiksion për të ndjekur penalisht autorët e dyshuar, sepse as Ukraina dhe as Rusia nuk janë vende anëtare të gjykatës. Por prokurori i Karim Khan tha se gjykata kishte mjete të fuqishme për të ndihmuar në vendosjen e drejtësisë dhe se koordinimi midis vendeve ishte kyç.
Qeveria e Kievit ka denoncuar ushtrinë ruse se po vazhdon të sulmojë civilët dhe infrastrukturën jo-ushtarake dhe sipas saj, duket se janë bërë gjithnjë e më shumë një taktikë e tyre e veçantë me një seri sulmesh të përgjakshme gjatë muajit të kaluar.
Incidentet e fundit përfshijnë një bastisje në një qendër tregtare në Kremenchuk, një qytet në lumin Dnieper, duke vrarë 18 persona dhe duke plagosur 59 të tjerë Odessa , ku 21 vdiqën dhe 35 të plagosur. Dy ndërtesa banimi në Chasiv Yar , pranë vijës së frontit të Donetsk , u goditën më 9 korrik. Të paktën 48 njerëz u vranë, duke e bërë atë një nga sulmet më të përgjakshme të të gjithë luftës pesë-mujore. Vinnytsia , një qytet qendror larg vijës së frontit u godit pesë ditë më vonë.
Policia ukrainase deri më tani ka identifikuar 19 nga 23 personat e vrarë nga sulmet me raketa në qytetin Vinnytsia, ku mes tyre 3 janë fëmijë.
“Ndër viktimat e Rusisë janë tre fëmijë, një vajzë 4-vjeçare dhe dy fëmijë, 7 dhe 8 vjeç tha Ihor Klymenko, Shefi i Policisë Kombëtare të Ukrainës.
Bashkimi Evropian ka propozuar këtë të premte një paketë të re të sanksioneve kundër Rusisë, në të cilën përfshihet ndalimi i importit të arit rus dhe disa ndryshime të tjera ligjore me qëllim për të parandaluar masat aktuale që pengojnë dërgesat e ushqimit.
Presidentja e Komisonit Evropian, Ursula von der Leyn, nëpërmjet një postimi në “Twitter”, njoftoi se shtrëngimi i sanksioneve kundër Rusisë dhe zgjatja e tyre deri në janar 2023 janë një përgjigje e luftës së saj brutale kundër Rusisë.
"Lufta brutale e Rusisë kundër Ukrainës vazhdon e pandërprerë. Prandaj ne propozojmë sot të shtrëngojmë sanksionet tona të BE-së kundër Kremlinit, t'i zbatojmë në mënyrë më efektive dhe t'i zgjasim deri në janar 2023. Moska duhet të vazhdojë të paguajë një çmim të lartë për agresionin e saj.", shkruan Ursula von der Leyn në Twitter.
Qeveria e Kievit ka denoncuar ushtrinë ruse se po vazhdon të sulmojë civilët dhe infrastrukturën jo-ushtarake dhe sipas saj, duket se janë bërë gjithnjë e më shumë një taktikë e tyre e veçantë me një seri sulmesh të përgjakshme gjatë muajit të kaluar
ncidentet e fundit përfshijnë një bastisje në një qendër tregtare në Kremenchuk, një qytet në lumin Dnieper, duke vrarë 18 persona dhe duke plagosur 59 të tjerë Odessa , ku 21 vdiqën dhe 35 të plagosur. Dy ndërtesa banimi në Chasiv Yar , pranë vijës së frontit të Donetsk , u goditën më 9 korrik. Të paktën 48 njerëz u vranë, duke e bërë atë një nga sulmet më të përgjakshme të të gjithë luftës pesë-mujore. Vinnytsia , një qytet qendror larg vijës së frontit u godit pesë ditë më vonë.
Moska ka vendosur në ‘listën e zezë’ 384 anëtarë të parlamentit japonez. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Jashtme ruse sipas asaj që raporton agjencia “Ria Novosti”.
U mor vendimi për ndalimin e hyrjes në Rusi, duke filluar nga 14 korriku, për 384 deputetë të Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit japonez, të cilët, duke mbajtur një qëndrim anti-rus, po hedhin akuza të pabaza kundër vendit tonë në kuadër të një “Operacion special ushtarak në Ukrainë”, thuhet në një deklaratën e Ministrisë së Jashtme duke shpjeguar se vendimi është marrë si përgjigje ndaj sanksioneve të vendosura nga Japonia ndaj deputetëve të Dumës së Shtetit.
Kujtojmë se Japonia ka prezantuar tashmë disa paketa masash kufizuese kundër Rusisë. Udhëheqësit e pushtetit rus janë sanksionuar, përfshirë presidentin Vladimir Putin.
Mbi 1000 fëmijë kanë vdekur ose janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus, tha zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të vendit, sipas Ukrinform. Në përgjithësi, të paktën 352 fëmijë janë vrarë deri më sot, ndërsa të paktën 657 janë plagosur, për një total prej 1,009.
Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, Rusia ka nisur mbi 17,300 sulme ndaj objektivave civile, ndërsa pak më shumë se 300 kanë goditur objektiva ushtarake: këtë e tha zëvendësministri i parë i Brendshëm ukrainas, Yevhen Yenin, sipas Ukrinform. "Kohët e fundit kemi qenë dëshmitarë të sulmeve ndaj objektivave civilë. Unë kërkova në mënyrë specifike një raport përmbledhës se sa raketa ruse kanë goditur objektiva ushtarakë dhe sa kanë goditur objektiva civile - tha Yenin -. Për të bërë një krahasim: që nga agresioni, ka pasur 17.314 sulme në objektiva civile dhe pak më shumë se 300 në objektiva ushtarakë ".
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian janë angazhuar dhe do të vënë në dispozicion fonde për të hetuar krimet e luftës në Ukrainë. Holanda ka propozuar ngritjen e një gjykate të posaçme për këtë. Angazhimi i 45 vendeve u bë gjatë takimit në Hagë.
“Drejtësia duhet të vendoset ndaj mizorive të dyshuara ruse në Ukrainë ndoshta duke ngritur një gjykatë speciale për t'i gjykuar ato. Ashtu siç e kuptoj unë, ne duhet ta plotësojmë boshllëkun dhe ICC-ja (Gjykata Penale Ndërkombëtare) nuk e ka juridiksionin. Kështu që unë mund të imagjinoj se do ta shikojmë mundësinë e krijimit të një gjykate të tillë. Si Holandë ne do ta shqyrtojmë. Ndoshta nuk do të jetë e lehtë. Ka avantazhe që ta bëjmë këtë me sa më shumë miq nga komuniteti ndërkombëtar…”, tha ministri i Jashtëm holandez Ëopke Hoekstra.
Perpara gjykates per krime lufte duhet te dale vete Amerika per krimet qe ka bere ne Vietnam Kamboxhia Laos Iran Afganistan Liban Siri dhe krejt Lindjen e Mesme pastaj te akuzoje Rusine per krimet ne Ukraine.
PërgjigjuPse bota bene "sehire" karshi dhunes antinjerezore-mesjetare ortodokse sllavorusene Ukraine,Ky veprim edhe dnaj femijeve,eshte skaji i mosdurimit te mat ejshem te krimeve antinjerezore ruse ndaj njerezimit ne shekullin 21.
PërgjigjuPerse nuk denoni njehere krimet shtazarake qe ka bere Amerika gjate 50 vite e te fundit ne bote si po ben Daje Semi por bini pre e propagandes dhe mashtrimit qe bejne Ukrainasit e mbeshtetur nga Amerika ? Ne Ukraine ushtria Ruse ka goditur vetem objektiva ushtarake dhe eshte normale qe do kete dhe efekte anesore duke demtuar dhe civile por qe te thuash qe ata po bombardojne vetem civile nuk i ha njeri keto kokrra deri tani mashtrusa kane dale vetem perendimoret e leshit dhe do zoti tjua uli hunden ky Putin arroganteve maskarenj te pashpirt