'Nga shiu në breshër'/ Qytetarët nisen për plazh, bllokohen në trafik (VIDEO)

Në këto ditë me temperatura të larta, e vetmja për të cilën mendojmë është plazhi apo pishinat...por edhe kjo është kthyer në një stres më vete. Fundjava e boshatis kryeqytetin, pasi shumë qytetarë zgjedhin që t'u drejtohen kryesisht vendeve bregdetare, çka ka bërë që në të shkaktohet trafik i rëndur në autostradën Tiranë-Durrës.

Megjithatë, ky trafik ditën e sotme ka nisur që tek ish-sheshi "Shqiponja". Gazetarja e Report Tv, Doris Sallaku ka sjellë një panoramim të situatës në një prej akseve më problematike në kryeqytet, e cila është kthyer në një stres më vete për çdo qytetar që vjen ose largohet nga Tirana.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona