Nga shpërndarja e heroinës tek dhuna në familje dhe vjedhja, 15 të arrestuar në 24 orë në Tiranë

Nga shpërndarja e heroinës tek dhuna në familje dhe vjedhja, 15 të arrestuar në 24 orë në Tiranë

Foto ilustruese

Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Tiranës ka vënë në pranga 15 persona, njëri prej të cilëve ishte shpallur në kërkim, si edhe janë proceduar penalisht 3 shtetas të tjerë.

Sipas bluve të kryeqytetit një 42-vjeçar me iniciale E.G u kap në flagrancë duke i dhënë një sasi heroine, shtetasit J. Gj. "Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. G. u gjet dhe u sekuestrua edhe një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa. Në përfundim të veprimeve u procedua penalisht edhe shtetasi J. Gj", thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa një 30 vjeçar u arrestua dhe një 23-vjeçar u procedua pasi kundërshtuan punonjësit e policisë gjatë shoqërimit në polici për arsye verifikimi.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. Gj., si edhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi i mitur R. Gj., 17 vjeç, pasi në zonën e Institutit Bujqësor, kanë goditur për shkak të detyrës faturuesin e OSHEE-së dhe i kanë thyer atij aparatin matës.

Po ashtu dy persona të tjerë u arrestuan për dhunë në familje. Ndërsa  u arrestua edhe një 45 vjeçar, i shpallur në kërkim për veprat penale "Vjedhja" dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë“.

Nga policia rrugore u arrestuan 9 persona për drejtim mjeti pa patentë dhe në gjendje të dehur.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!