Nga Shqipëria në Itali për të qenë shef kuzhine! 16-vjeçarit i realizohet ëndrra, pronari i restorantit italian i premton: Do të të punësoj pas diplomimit
Pronari i restorantit italian dhe Orlando Bushaj
“Sapo të diplomohesh, do të të punësoj”. Ky është premtimi i Federico Boriosi, pronar i restorantit italian Il Sesto Canto, të cilin ia bëri Orlando Bushajt, 16-vjeçarit të lindur në Shqipëri. Ai udhëton çdo ditë me autobus 80 km (ardhje vajtje-ardhje), për te ndjekur kursin e kuzhinës në shkollën Bufalini në Città di Castello.
Orlando, i lindur në Shqipëri, mbërriti në Itali pas një udhëtimi të gjatë me autobus, duke lënë nënën e tij shtëpiake, babanë murator në Greqi dhe një motër 12-vjeçare, ka treguar gjithmonë një interes dhe pasion të madh për gatimin. Në Shqipëri ndoqi shkollat e zakonshme deri në moshën 15-vjeçare.
Në Itali, dhe për të qenë të saktë në Arezzo, vendosi të ndiqte kursin për kuzhinë me qendër në Città di Castello, ku përveç studimit dhe praktikës, pati mundësinë të bashkonte edhe përvojat në këtë sektor. Ai ka fituar së fundmi një bursë, në kujtim të Silvana Benigno, e cila vdiq pas një beteje të gjatë me kancerin katër vjet më parë.
"Ëndrra e tij është të bëhet kuzhinier dhe të hapë restorantin e tij, thonë mësuesit. Ai dëshiron të punojë për të ndihmuar familjen e tij. Gjithmonë ka spikatur për pjesëmarrjen dhe angazhimin e tij të plotë. I përgjegjshëm dhe respektues i rregullave të shkollës, ai ndjek me kujdes dhe shquhet për motivimin dhe këmbënguljen në kryerjen e veprimtarive praktike dhe teorike të kërkuara”.
Menjëherë pas ndarjes së bursave, ku ka marrë pjesë Federica, vajza e Silvanës, surpriza që ka mahnitur të gjithë të pranishmit në ceremoni. Këtu vjen premtimi që për Orlandon mund të përfaqësojë vërtet hapin e parë drejt realizimit të ëndrrës.
Federico Boriosi, pronar i restorantit Il Sesto Canto, duke pasur parasysh cilësitë e djalit në kuzhinë dhe performancën e tij të përgjithshme akademike, i ka propozuar tashmë që t'i ofrojë Orlandos një punë në restorantin e tij në Città di Castello, në të ardhmen e afërt, sapo 16-vjeçari të ketë përfunduar me sukses studimet./La Nazione
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2100
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pensionet në Itali/ Dhoma e Deputetëve ratifikon marrëveshjen, pritet Senati! Përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë
9 Janar, 16:39
-
Itali/ Arrestohen 7 shqiptarë, vodhën 33 banesa, tentuan 38 të tjera! Përgjimet: S'ia vlen nën 30 mijë euro nata! Në Milano është e kotë (VIDEO)
4 Dhjetor 2024, 17:20
-
U vra me thikë 2 ditë më parë, zbulohet identetiti i shqiptarit në Itali dhe 2 pistat e hetimit mbi ngjarjen
27 Nëntor 2024, 18:48
-
Vdekja e Aurorës në Itali, gjykata lë në burg të dashurin 15-vjeçar! Dëshmitari okular rrëfen si vdiq e mitura shqiptare
31 Tetor 2024, 16:18
-
Itali/ Vdekja e 14-vjeçares shqiptare! Zbulohet videoja ku i dashuri e dhunonte në një stacion autobusi
29 Tetor 2024, 16:50
-
Itali/ Arrestohet i dashuri i 14-vjeçares shqiptare që vdiq pasi ra nga kati i 7! Pritet përgjigjja e autopsisë
28 Tetor 2024, 16:29
-
Italia ndryshon ligjin, s’ka lehtësi fiskale për të huajt me gra dhe fëmijë! E pësojnë më së shumti shqiptarët
27 Tetor 2024, 14:19
-
Itali/ Flasin familjarët e 14-vjeçares shqiptare që ra nga kati i shtatë: E hodhi i dashuri, ishte viktimë e dhunës
26 Tetor 2024, 18:02
-
Këpucari që shkoi nga Shqipëria në Val d’Arda të Italisë: Bukuria fillon nga këmbët
10 Shtator 2024, 07:35
-
Itali/ I burgosuri shqiptar i jep fund jetës në qeli
6 Gusht 2024, 15:23
-
Emin Haziri, kuzhinieri më i mirë nën moshën 30 vjeç sipas Forbes! Historia e shqiptarit nga Kosova: Nga emigrant i paligjshëm hapa restorantin tim në Itali
6 Qershor 2024, 07:43
-
VIDEO/ Përplasja mes bandave shqiptare në Itali, momenti kur 27 vjeçari vritet në lokal, plagosen 3 të tjerë! Shkak droga e prostitucioni (EMRAT)
10 Mars 2024, 09:07
Premtim te madh hajde se do te marr ne pune ,se vet nuk gjente dot pune djali si kuzhinier...
PërgjigjuShfrytezonjen te miturit shqiptare. Pak guzhjjier ka Italia. Por kerkojen pages te madhe.
PërgjigjuPo pse o Shyqo, guzhinjeret, ne supermerkat shkojne i marrin pronaret e Restoranteve ne Itali qe paska kaq me shumice??!! Lexoje mire artikullin!eshte nje tregim i veçante, nuk behet fjale per treg guzhinjeresh!!