Nga Shtëpia e Bardhë te Haga, Nesho: Të gjitha strategji të Serbisë! Zgjedhja e Biden shenjë pozitive për Kosovën, marrëveshjet janë të 'vdekura'

Diplomati Agim Nesho në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" ka folur për marrëveshjen e firmosur mes Kosovës dhe Serbisë në "Shtëpinë e Bardhë" por edhe për daljen para Gjykatës së Hagës të 4 ish-drejtuesve të UÇK.

Për të kjo ka qenë në strategjitë dhe skenaret e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe të Rusisë.

"E gjithë kjo strategji  e serbëve, që me ardhjen e administratës Trump, t'ju hapte hapësira për të rinegociuar në një çështje që historia e kishte mbyllur. Serbia me Rusinë e shtyrë nga interesat e saj, të gjitha këto ishin skenare të vënë në lëvizje dhe një nga dëmet e këtyre skenarëve ishte dhe ngritja e akuzës të përpunuar mirë nga inteligjenca Serbe, nga regjimi aktual i Vuçiç i cili për të arritur atë projekt që këkonte për një zgjidhje tjetër ndaj Kosovës krijoi diçka të tillë", tha ai.

Marrëveshja mes presidentit Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit  të Kosovës Avdullah Hoti në Shtëpinë e Bardhë me ndërhyrjen e Donald Trump për të ishte e rrezikshme dhe se ka ardhur si pasojë e presionit të Grenell, me tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova. Por me ardhjen e Biden sipas tij këto marrëveshje janë të "vdekura".

"Unë mendoj se tanimë marrëveshjet janë të mbaruara. E para ndryshimi i kufijve përfundoi që nga samiti i Berlinit. Merkel dhe Macron i bënë të qartë se nuk do të ketë ndryshime të tilla që vinin në rrezik paqen dhe stabilitetin në ballkan dhe mund të sillnin konflikt për gjithë Europën. Nuk mund të dalin hapur ndaj një konsensusi të arritur.

Kishte një rrezik nga administrata Trump për ta ridiskutuar në një marrëveshje të madhe pas zgjedhjeve me pjesmarrje dhe të aktorëve të tjerë si Rusia por kjo do përfshinte një ndarje të re gjeostrategjike dhe gjeopolitike me disa fuqi kryesore ku nënshtruesit të kësja marrëveshje do të ishin garante të krijimin të entiteteve të reja.

Projekte të tilla nuk mendoj se do kenë më të ardhme, unë mendoj jo vetëm që sdo jenë këto projekte por do ketë dhe një formë reflektimi të klasës politike në Kosovë. Reflektimi është se ne kemi një forcë tepër agresive, që të ushtrojë çështjen e dominimit serb në Ballkan. Kjo klasë politike duhet të reflektojë ndaj presionit të Grenell. Ata nuk arritën asgjë, duhet ti kishte rezistuar presionit ndaj Grenell. Kjo ishte brenda një skenari i cili kërkonte të pranonin të gjitha çfarë do tu viheshin në tavolinë", thotë ai.

Më tej ai shtoi se zgjedhja e Joe Biden si president i Amerikës, është një shenjë pozitive, ndërsa ka kujtuar këtu dhe një deklaratë të tij të mëparshme.

"Ky është një moment krize që sduhet menduar si disfatë por si të dalësh nja kjo fitues. Situata është pozitive, Biden është një njohës shumë i mirë. Ne kemi diskutimin e tij në senat për Kosovës. Ai ka patur një rol aktiv të shkëlqyeshëm në zgjidhjene  gjithë problemeve në ballkan perëndimor, i ka dhënë ndihmë zgjdihjen e republikën e re të Kosovës, edhe në kushtet e marrëveshjes me Washingtonin u përgjigj në Tëitter. Pa arritur në këtë kemi një moment pozitiv me ardhjen e Biden, i cili tha trajtojeni Kosovën soi vend sovran se po shikoj se në marrëveshje nuk po trajtohet si  e tillë. Deri tani politika e Ëashingtonit ndaj çështjeve të ballkanit perëndimor janë shtyre nga interesa lobiste dhe kanë luajtur pare të madhe sidomos nga administrata e Vuçiç", shtoi ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë