Shtyhet sezoni, zerim tarifave dhe garantim i praktikës/ Zbardhen vendimet e ‘Ekonomikut’ pas protestës

Shtyhet sezoni, zerim tarifave dhe garantim i praktikës/ Zbardhen vendimet e ‘Ekonomikut’ pas protestës

TIRANE-E ndërsa protesta e studentëve vijon prej 16 ditësh, fakulteti i Ekonomisë ka vendosur shtyrjen e sezonit të provimeve dhe mospagimin e tarifave deri në marrjen e një përgjigje zyrtare nga qeveria.

Gjithashtu Fakulteti deklaron se do të bëjë transparencë të plotë të financave, rivlerësim akademik, performancën në mësimdhënie në fund të cdo semestri, rifunksionimi i sallave laboratorike, por edhe zerim të tarifave të brendshme (listë notash dhe vërtetimesh).

Fakulteti premton praktikën për studentët që nuk e sigurojnë dot, ndërtimin e kampusit, por bazuar te premtimi i kryeministrit dhe nisjen e një plani për të gjitha kërkesat e studentëve që varen nga dekanati.

Vendimi është marrë në datë 17 dhjetor në mbledhjen mes studentëve dhe dekanatit, ndërsa protesta e studentëve vijon në ditën e 16-të edhe pse kryeministri Edi Rama premtoi dje se që nga muaji janar i vitit tjetër do të paguajnë 50% të tarifës, ndërsa është dakord në parim edhe për pikat e tjera, por kërkon dialog.

Vendimi i Fakultetit të Ekonomisë

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë