Nga sot certifikatë vaksine ose test për të hyrë në Maqedoninë e Veriut! Qytetarët: Me rritjen e të infektuarve, masat e drejta

Duke filluar nga sot, të gjithë qytetarët të cilët do të hyjnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes pikës se kalimit kufitar te Qafe Thanës, duhet të jenë të pajisur me certifikatën e vaksinimit COVID-19, ndërsa ata të cilët nuk e disponojnë një të tillë, duhet të kenë kryer testin PCR, jo më vonë se 72 orë nga udhëtimi, ose testin e shpejtë antigen, jo më vonë se 48 orë.

Për vete udhëtarët marrja e masave nga autoritetet maqedonase është e drejtë duke marre parasysh rastet në rritje të infektimeve ditët e fundit.

“Shumi mirë masat. Ja dhe certifikata e vaksinimit. Duhet të vaksinohen njerëzit”, tha një qytetar.

“Kam marrë certifikatën e vaksinimit, dokumentet dhe maskat”, tregoi një tjetër.

“Me certifikatë vaksine. E kamë bërë për shëndetin tim, por masa janë të domosdoshme”, u shpreh një tjetër.

“Ne donim të shkonim në Ohër e Strugë por na kthyen sepse njëri nga ne kishte vetëm një dozë vaksine”, përfundoi një qytetar.

Ndërkaq për të gjithë ata shtetas të cilët do të udhëtojnë transit për në Maqedoni, duhet të plotësojnë një deklaratë në pikat e Kalimit Kufitar me Maqedoninë e Veriut.

Masat e vendosura së fundmi duket se kanë sjellë edhe një ulje të ndjeshme të numrit të udhëtarëve në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja