‘Nga sot fillojnë ndryshime të mëdha’, parashikimi javor i astrologut Jorgo Pulla: Ja shenjat më të favorizuara

Astrologu Jorgo Pulla në një intervistë për emisionin ‘’Rreze Dielli’’ ka bërë parashikimin javor të horoskopit (nga data 14 Mars deri në 20 Mars) për të gjitha shenjat, ndërsa tha se shenjat më të favorizuara janë Dashi dhe Virgjëresha.

Më shumë favorizohen të shenjës së Dashit dhe të Virgjëreshës, ka një ndikim shumë të mirë sepse hëna e plotë në Virgjëreshë dhe Dashi që ka diellin në shenjën e vet në datë 20. Më shumë kujdes duhet të kenë Demi dhe Luani në shenjat financiare.

Parashikimi i yjeve për secilën shenjë:

Dashi- Keni zhvillime pozitive me çështjet ekonomiko-financiare dhe shpirtërore, do të keni një kthim nga e kaluara sidomos 10-ditëshi i parë dhe i tretë. Në çështjet ekonomiko-financiare edhe pse keni pasur probleme me punën tuaj duket se tani çdo gjë normalizohet. Disa takime që mund të bëni është me ndikim shumë të mirë sidomos dita e hënë dhe e premte. Vazhdimësia duket e mbarë.

Demi- Duhet të keni kujdes me çështjet ekonomike por nuk kanë diçka stabël, është mirë që para se të firmosni dokumenta shikojeni me kujdes, çështjet shpirtërore duhet të shikoni se cfarë doni të realizoni. Do të keni gëzime të mëdha për bashkim familjarë.

Binjakët- Oferta shumë të mira në lidhje me punën. Nëse jeni në një udhëtim, është koha që mund të keni edhe shtyrje. Në çështjet shpirtërore do të keni një gëzim shumë të madh pasi keni pasur një ndarje. Javë shumë e mirë për përllogaritjet që doni të realizoni.

Gaforrja- Duke filluar nga kjo javë është mundësi shumë e mirë për të realizuar anën financiare. Ditë shumë të mirë për të investuar në biznes. Në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me punën aktuale ose ju që jeni në kërkim të një pune do ishte mirë që t'i rregulloni gjërat sot.

Luani- Duhet të keni kujdes ju të shenjës së Luanit këtë javë, deri ditën e enjte për çfarë firmosni. Edhe në blerje kini kujdes, mos jepni lekë para se të jeni të sigurtë. Në fushën sentimentale duket se është diçka shumë e madhe dhe pozitive keni pasur probleme me lidhjen tuaj është momenti që t'i stabilizoni.

Virgjëresha-  Eshtë në kohën e duhur në momentin e duhur. Kjo hënë e plotë ka të bëjë me dy gjëra kryesore me çështjet ekonomiko-financiare, mos u shqetësoni sepse e dini shumë mirë se çfarë doni të bëni. Për ju që keni një lidhje apo doni të krijoni një lidhje është mirë që t'i stabilizoni sot, bini pas dhe mos i lini pas dore. Çëshjet e karrieres dhe punës,ju përkasin ju por i doni gjërat më shpejt.

Peshorja – Keni lëvizje nga puna, por nuk ju pengon për të realizuar gjërat. Keni një mundësi për çështje dokumentacioni, pashaportë apo green card e keni shansin. Në lidhje me anën sentimentale nëse keni pasur një njohje dhe doni të riktheheni provojeni sërish dhe shihni ku keni gabuar. Kini kujdes nëse doni të merrni një punë plus.

Akrepi- Do dëgjoni fjalë shumë të mira në lidhej me karrierën. Mbani shumë sekrete në vetvete është e vështirë që të riktheni sërish aty ku ishit. Mbani shumë inat dhe është e vështirë të merresh me ju. Në çështjet ekonmiko-fianciare jeni në rrugën e duhur.

Shigjetarët- Në çështjet ekonomiko-financiare jeni shumë me fat. Në cështjet shpirtërore të palidhurit kanë një ndikim shumë të mirë, dhe ju që jeni në njohje dhe doni ta ktheni në çështje serioze është momenti ideal. Këtë javë jeni shumë të angazhuar me punë dhe gjëra që keni.Nëse merrni një punë plus keni mundësi për ta stabilizuar atë.

Bricjapët-  Pikë reference kanë njohjet e reja ose një lidhje me pengesa mund ta zgjidhin pikërish tani, kanë marrë disa lajme javën që lamë pas nga e enjtja e premtja por duket se kjo javë është plotësuese. Javë që nis diçka ose që do ta heqin fare nga memoria. Në ekonomi mund të kenë problematika të ndryshme. Mbi të gjitha duhet t’i vendosni  veshin pak shëndetit se e keni lënë pas dore për arsye angazhimi.

Ujorët – Keni aftësinë për të marr përsipër një punë të madhe apo në çështjet që kanë të bëjnë me persona kyç. Këtë javë fillojnë edhe udhëtimet e shpeshta  sepse keni mundësinë dhe rëndësinë që i jepni gjërave. Në lidhje me çështjet e punës por edhe çështjet shpirtërore është mundësi shumë e mirë këtë javë për të arritur qëllimin tuaj.

Peshqit- Në disa cështje kreditimesh kanë një problem bankar dhe mund ta zgjidhin këtë javë. Kanë edhe diçka shumë të rëndësishme në një blerje nëse e keni për biznes apo dicka tjetër se është fati juaj dhe momenti juaj. 

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës