Nga sot hyn në fuqi Vetting-u, 800
gjyqtarë e prokurorë do rivlerësohen

Nga sot hyn në fuqi Vetting-u, 800<br />gjyqtarë e prokurorë do rivlerësohen
Ligji për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, i njohur si ligji i vettingut hyn në fuqi këtë të shtunë.
 
Pavarësisht se PD e ankimoi atë në kushtetuese 3 ditë para hyrjes në fuqi, tashmë ligji do të ketë fillojë të ketë efektet e tij për ushtrimin e një kontrolli të rreptë në të gjithë hallkat e sistemin të drejtësisë.
 
Në bazë të ligjit të Vettingut, të gjithë gjyqtarët e trupave gjyqësore në Shqipëri do të kalojnë në 3 teste të vlerësimit të tyre që nisin me atë të pasurisë, kontrollin e figurës e më pas atë etiko-profesional.
 
Parashikohet që këtij procesi rivlerësimi t'i nënshtrohen rreth 800 gjyqtarë, prokurorë, ndihmës të tyre dhe këshilltarë. Ndërkaq ligji parashikon që për proceisn e rivlerësimit të gjyqtarëve e prokurorëve të ngrihen katër institucioneve të reja e që janë , komisioni i pavarur i kualifikimit, Kolegji i apelimit, Komisionerët publik, dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit që do të jetë pjesë e rëndësishme e këtij procesi.
 
Presidenti ngarkohet në Kushtetutë, për të shpallur vendet vakante për pozicionet e të gjithë anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit, ndërsa brenda 7 ditëve pasi mbylljes së procesit të aplikimit, kreu i shtetit bën një listë me kandidatët të cilët plotësojnë kriteret për secilin pozicion dhe një listë me ata që nuk i plotësojnë këto kritere.
 
Ligji parashikon gjithashtu dhe rastet kur presidenti nuk e kryen dot këtë procedurë brenda 45 ditëve nga hyrja në fuqi të Aneksit të Kushtetutës, kjo kompetencë i kalon Avokatit të Popullit.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit