TIRANE - Nga sot të gjithë qytetarët shqiptare do të kenë në dispozicion portalin online të patentës. Për të marrë lejen e drejtimit të mjetit apo informacione të ndryshme lidhur me këtë tematikë, tashmë qytëtarëve do t’u duhet më pak kohë dhe shpenzime, pasi në portalin online të patentës regjistrohen të gjitha të dhënat e drejtuesve të mjeteve.
Gjatë ceremonisë së inaugurimit të portalit për patentat online në Kashar, kreu i qeverise, Sali Berisha ka përsëritur angazhimin e qeverisë për shërbime gjithnje e më të mira për qytetarët, duke i informatizuar ato.
“Përgëzoj AKSHI-n për mbështetjen kompetente dhe serioze që po u jep agjensive të ndryshme në transformimin e procedurave nga manuale në dixhitale. Ky sistem mundëson marrjen online të lejes së drejtimit. Pasi të gjitha të dhënat janë online, dhe këto garantojnë siguri. Agjencitë e ndryshme duhet të bëjnë gjithcka për të vendosur procedurat online në punën e tyre. Shumë shprejt do shkojnë në procesin online të regjistrimit të bizneseve”, u shpreh Berisha.
SHERBIMI ONLINE I PATENTES
Sot mbyllet faza e parë e shërbimit e-Patenta, e cila si fillim është e disponueshme për zyrën rajonale të Tiranës dhe brenda muajit qershor ky shërbim do të përdoret nga qytetarët në të gjithë Shqipërinë.
Gjithashtu, brenda 10 ditëve, shërbimit për aplikim për patentë të re, do t’i shtohen edhe tre shërbime të tjera për aplikim për rinovim leje drejtimi, aplikim për zëvendësim leje drejtimi të dëmtuar dhe aplikim për zëvendësim leje drejtimi të humbur.
Si rezultat i përfundimit të këtij projekti, nga një shërbim që u ofrohej qytetarëve me anë të regjistrave me dorë, kalohet në një shërbim 100% të dixhitalizuar.
Për kryerjen e të gjithë procesit të regjistrimit për t’u pajisur me leje drejtimi qytetarët dhe autoshkollat, më parë duhej të humbnin ditë të tëra, ndërsa tani ky proces bëhet nga zyra apo shtëpia dhe vetëm për 6 minuta.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 15.05.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com