Mos mendoni se i ftohti dhe reshjet e shiut apo dëborës kanë mbaruar. Nga sot përgatituni për temperatura që do të shkojnë deri në -12 gradë celcius në zonat malore dhe -5 gradë celcius në zonat e ulëta.

Sipas meterologëve masat e ftohta ajrore që po vijnë nga veriu i kontinentit kanë filluar të depërtojnë mbi rajon, ndërsa gjatë mbrëmjes kane arritur edhe mbi vendin tone

Sot, përveç temperaturave të ulta do të ketë dhe rreshje. Për të martën meterologët parashikojnë që temperatuar nën zero të jenë prezente por do të kemi një ndalim të reshjeve (shiu në zonat e ulta dhe dëborë në zonat malore).
 
Kjo situatë parashikohet deri nga mesi i javës. Gjithashtu do të fryejnë edhe erëra të ftohta veriore të cilat do të jenë më të theksuara gjatë ditës se sotme me shpejtësi 6-12m/s (20-45km/h). 

moti

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)