Nga statistikat e 'zeza' te 'Wembley' plot, Shqipëria pa asnjë fitore dhe asnjë gol në tokën angleze

Të premten në orën 20:45 kombëtarja shqiptare do tentojë të bëjë mrekullinë kundër Anglisë në kualifikueset e Botërorit, pasi vetëm kështu mund të ëndrrëojë për të shkuar në Katar. Fakt është se në pesë përballjet mes Anglisë dhe Shqipërisë të gjitha janë fituar nga ‘tre luanët’, e fundit me 28 mars në ‘Air Albania’.

Në total Anglia ka realizuar 14 gola në 5 ndeshje, ndërsa Shqipëria vetëm 1 më 28 mars 2001 kur ‘tre luanët’ fitonin në ‘Qemal Stafa’ me rezultatin 1-3. Fakt gjithashtu është se Shqipëria nuk ka realizuar asnjëherë në tokën angleze, pasi në prill të 1989 humbën 5-0 në ‘Wembley’, ndërsa në shtator 2001 kuqezinjtë u mposhtën 2-0 në ‘St James Park’.

Tetë nga dhjetë golat e fundit të Anglisë kundër Shqipërisë janë shënuar në pjesën e dytë, ndërsa në rast se nuk mposhtet kundër Shqipërisë atëherë do të ishte ndeshja e 19 radhazi që ‘Tre Luanët’ nuk thyhen. Në këtë mënyrë do barazohej rekordi i vendosur në 1966.

Statistika e vetme favorizuese për Shqipërinë në prag të kësaj ndeshje është se kuqezinjtë kanë fituar 3 nga 4 transfertat në këtë fushatë kualifikuese. Duke qenë se Anglisë i duhen 4 pikë në dy ndeshjet e fundit për të siguruar matematikisht kualifikimin edhe stadium ‘Uembley’ do jetë plot. Federata angleze ka njoftuar se ka shitur 90 mijë biletat.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Kontrabandë bagëtish dhe cigaresh nga Greqia, 2 të arrestuar dhe 2 të tjerë nën hetim

Korçë/ Kontrabandë bagëtish dhe cigaresh nga Greqia, 2 të arrestuar dhe 2 të tjerë nën hetim