Nga Superliga te Superkupa dhe moshat, FSHF zbulon datat e nisjes së sezonit të ri

Nga Superliga te Superkupa dhe moshat, FSHF zbulon datat e nisjes së sezonit të ri

FSHF

FSHF ka miratuar së fundmi datat se kur do të nisin të gjitha kompeticionet kombëtare për edicionin futbollistik 2023-2024. Përmes një vendimi të marrë në mbledhjen e fundit, KE-ja e FSHF-së ka marrë vendime të rëndësishme për sezonin e ri futbollistik, duke nisur që nga datat se kur nisin aktivitetet futbollistike.

Kujtojmë se Superliga në sezonin e ri do ndryshojë format, teksa pas 36 javëve do shtohet edhe faza play-off. Sipas skemës së re, kampionati “Superiore 2023-2024” do të ketë katër faza dhe në përfundim të javës së 36-të ekipet e renditura në 4 vendet e para do të përballen në një fazë play-off. Kjo fazë do të quhet “Final 4” dhe ekipi fitues do të shpallet skuadra që grumbullon më shumë pikë në këto tre ndeshje. Të katër ekipet e nisin “Final 4” me 0 pikё, ndërsa ndeshjet do të luhen në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.

Më poshtë gjeni të gjitha datat e fillimit dhe përfundimit të të gjitha aktiviteteve kombëtare për sezonin futbollistik 2023-2024.:

  • Superkupa e Shqiperisë të zhvillohet në datën 20.12.2023;
  • Kampionati i Abissnet “Superiore” të fillojë më datë 19.08.2023 dhe të mbarojë në datën 11.05.2024;
  • Kampionati i Kategorise së Parë të fillojë më datë 02.09.2023 dhe të mbarojë në datën 08.05.2024;
  • Kampionati i Kategorise se Dytë të fillojë më datë  23.09.2023 dhe të mbarojë në datën 05.05.2024;
  • Kupa e Shqiperise të fillojë më datë 27.09.2023 dhe të mbarojë në datën 14.05.2024;
  • Kampionati i Femrave të fillojë më datë 01.10.2023 dhe të mbarojë në datën 21.04.2024;
  • Kampionati i U-21 Superiore të fillojë më datë 05.09.2023 dhe të mbarojë në datën 28.05.2024;
  • Kampionati U-19 Abissnet Superiore të fillojë më datë 24.09.2023 dhe të mbarojë në datën 12.05.2024;
  • Kampionati U-17 Abissnet Superiore të fillojë më datë 24.09.2023 dhe të mbarojë në datën 12.05.2024;
  • Kampionati U-16 Abissnet Superiore të fillojë më datë 01.10.2023 dhe të mbarojë në datën 12.05.2024;
  • Kampionati U-15 Abissnet Superiore të fillojë më date 01.10.2023 dhe të mbarojë në datën 12.05.2024;
  • Kampionati U-14 Abissnet Superiore të fillojë më datë 01.10.2023 dhe të mbarojë në datën 12.05.2024;
  • Kampionati U-13 Abissnet Superiore të fillojë më datë 24.09.2023 dhe të mbarojë në datën 12.05.2024;
  • Kampionati Kategoria e Pare U-19 të fillojë më datë 08.10.2023 dhe të mbarojë në datën 11.05.2024;
  • Kampionati Kategoria e Pare U-17 të fillojë më datë 08.10.2023 dhe të mbarojë në datën 11.05.2024;
  • Kampionati Kategoria e Pare U-16 të fillojë më datë 08.10.2023 dhe të mbarojë në datën 19.05.2024;
  • Kampionati Kategoria e Pare U-15 të fillojë më datë 08.10.2023 dhe të mbarojë në datën 19.05.2024;
  • Kampionati Kategoria e Pare U-14 të fillojë më datë 08.10.2023 dhe të mbarojë në datën 19.05.2024;
  • Kampionati Kategoria e Pare U-13 të fillojë më datë 08.10.2023 dhe të mbarojë në datën 11.05.2024;

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Gazetari Dema: Elbasani kryeson për shpërndarje droge, risi ajo me postë nga SHBA! Softa: Lëndët narkotike vijnë përmes linjave të transportit nga Kosova

Gazetari Dema: Elbasani kryeson për shpërndarje droge, risi ajo me postë nga SHBA! Softa: Lëndët narkotike vijnë përmes linjave të transportit nga Kosova