Ministrja e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë, Besa Shahini prezantoi sot, draft-Pakti për Universitetin, në një takim me studentë, rektorë, dekanë e pedagogë në një nga sallat e Art’Turbina në Tiranë, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama dhe ministrat.
Ministria Shahini theksoi se Pakti është një draft fillestar që është i hapur për çdo mendim e koment të studentëve, por ai shërben si pikënisje për një dialog gjithëpërfshirës me studentët. Bashkë me ministren Shahini në dialogun me studentët ishin të pranishëm edhe anëtarë të tjerë të qeverisë, që marrin në patronazhim fakultete të ndryshme që lidhen me fushën e tyre të përgjegjësisë, për t’iu përgjigjur interesimit dhe çdo pyetjeje nga ana e studentëve.
Report Tv siguron draftin e plotë me të gjitha lehtësitë që përfitojnë studentët nga tarifat, te bursat dhe punësimet. Gjithashtu në cdo njërën nga tetë kërkesat e studentëve, qeveria përmes draftit që ka publikuar ka dhënë edhe zgjidhjen së bashku me afatin përkatës të realizimit. Ndërkohë që kryeministri Rama njoftoi sot se ministrja e re e Arsimit do të shkojë për të takuar grupet e studentëve që janë të ngujuar në universitete (lexo këtu).
( Kliko këtu ) Draft-Pakti i plotë për Universitetin