Nga të deportuar nga Belgjika deri të prodhues armësh luftarake, PD nxjerr videot: Kush janë kriminelët që shoqëruan Berishën në 8 janar

Nga të deportuar nga Belgjika deri të prodhues armësh luftarake, PD nxjerr videot: Kush janë kriminelët që shoqëruan Berishën në 8 janar

Foto e publikuar nga PD-ja

TIRANË-  Partia Demokratike ka nisur një "fushatë" të fuqishme për të treguar se Sali Berisha ishte i shoqëruar nga një organizatë kriminale në betejën e tij për të marrë selinë e blu. Përtej emrave që janë artikuluar nga numri 2 i demokratëve, siç janë Myftar Lumneshi apo edhe Fatjon Dauti, sot PD-ja ka publikuar një sërë videosh ku demaskon me emër dhe mbiemër të gjithë "kriminelët që kanë shoqëruar Sali Berishën në 8 janar".

I pari emër që përmendet është ai i Xhevahir Georgiev. Në videon e shpërndarë nga demokratët,  Georgiev  rezulton se është depërtuar nga Belgjika pasi është dënuar për transport narkotikësh. Në 'lupën' e PD-së, për të treguar se ajo që Berisha trumbentoi me të madhe se do të ishte një revolucion paqësor ishte një protestë e dhunshme figuron edhe emri i Selman Karasniqit. Ky i fundit, rezulton nga sistemi policor Adams se më 20.10.2017 ka qenë dyshuar për nenin 278/4 KP "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit. Emri i tretë që përmendjen nga demokratët, është ai i Agron Gjyrës. Referuar një raporti të shërbimit që ata citojnë, Gjyra rezulton se bashkë me një person tjetër është konstatuar duke kryer veprime të dhunshme ndaj punonjësve të policisë e nga sistemi TIMS figuron se është proceduar në gjendje të lirë për mosbindje ndaj urdhrit të Policisë.  

Në videot e njëpasnjëshme ku "tregon me gisht" emrat e "kriminelëve" që mbështesin Berishën, Lulzim Basha përçon të njëjtin mesazh, se ata që sulmuar selinë blu nuk kanë qenë demokratët e vërtetë, por një grup mercenarët dhe kriminelësh të thirrur nga Sali berisha për hallin e tij personal, e që i referohet shpalljes 'Non Grata', që më pas u pasua edhe me zhvillime të tjera si përjashtimi nga grupi parlamentar i demokratëve që "ndezi" gjakrat dhe së fundit ajo që u vuri kapakun, përjashtimin e ish-kryeministrit nga partia që vetë themeloi.

"Asnjë demokrat nuk ngriti dorën kundër Partisë Demokratike, vetëm mercenarët dhe kriminelët e thirrur nga Sali Berisha për hallin e tij personal. Ata dështuan sepse Partia Demokratike qëndroi e vendosur përballë të keqes. Asnjë kriminel nuk e pengon dot luftën tonë kundër korrupsionit, që është armiku numër një i mirëqenies së shqiptarëve. Asnjë kriminel i thirrur nga Sali Berisha për të shkatërruar Partinë Demokratike nuk i'a doli dhe nuk do t’ia dalë. Partia Demokratike nuk u kthye në bunker për hallin personal të Sali Berishës sepse demokratët refuzuan dhunën, refuzuan gjuhën e urrejtjes. Demokratët zgjodhën me vendosmëri të jenë në shërbim të shqiptarëve, jo të një personi që nuk e lidh më asgjë me Partinë Demokratike", shkruan PD-ja.

Në kuadër të këtyre demaskimeve, sot në mesditë PD-ja publikoi edhe një skemë se si këta që quan "mercenarë" të Berishës e sulmuan godinën, "Kështjellën e demokratëve" me qëllimin për të treguar se gjithçka ishte e mirëmenduar dhe e planifikuar me detaje.

Emrat e 'kriminelëve' që shoqëruan Sali Berishën

Xhevahir Georgiev
Depërtuar nga Belgjika, dënuar për transport narkotikësh.

Selman Karasniqi
Rezulton nga sistemi policor Adams se më 20.10.2017 ka qenë dyshuar për nenin 278/4 KP "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit.

Agron Gjyra
Raport Shërbimi: Agron Gjyra bashkë me një person tjetër është konstatuar duke kryer veprime të dhunshme ndaj punonjësve të policisë. Nga sistemi TIMS: Procedim në gjendje të lirë për mosbindje ndaj urdhrit të Policisë.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:16
PD nxjerr një tjetër video: Kriminelët që kanë shoqëruar Berishën në protestë

Partia Demokratike ka publikuar një tjetër video kur sipas saj tregon kriminelët me të cilët Sali Berisha ka sulmuar selinë.

"Xhevahir Halit Georgiev, depërtuar nga Belgjika, dënuar për transport narkotikësh. Asnjë demokrat nuk ngriti dorën kundër Partisë Demokratike, vetëm mercenarët dhe kriminelët e thirrur nga Sali Berisha për hallin e tij personal. Ata dështuan sepse Partia Demokratike qëndroi e vendosur përballë të keqes. Asnjë kriminel nuk e pengon dot luftën tonë kundër korrupsionit, që është armiku numër një i mirëqenies së shqiptarëve", shkruan PD.

Ora 17:34
PD publikon një tjetër video, momenti ku Berisha udhëzon turmën: Asnjë kriminel nuk do t’ia dalë të shkatërrojë PD-në

Partia Demokratike ka publikuar një tjetër video që tregon sesi Sali Berisha udhëzoi sulmin ndaj selisë së PD-së. Në pamje duket Berisha tek shkallët e selisë i cili me duar orienton turmën për të sulmuar. Sipas PD një prej tyre është Agron Gjura, i dënuar më parë për veprime të dhunshme ndaj punonjësve të policisë.

‘Asnjë kriminel i thirrur nga Sali Berisha për të shkatërruar Partinë Demokratike nuk i'a doli dhe nuk do t’ia dalë. Partia Demokratike nuk u kthye në bunker për hallin personal të Sali Berishës sepse demokratët refuzuan dhunën, refuzuan gjuhën e urrejtjes. Demokratët zgjodhën me vendosmëri të jenë në shërbim të shqiptarëve, jo të një personi që nuk e lidh më asgjë me Partinë Demokratike.’- shkruan PD.

B.K./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Plaku: 12/01/2022 21:35

    Jane kriminelet e Berishes,apo HEROJ TE 8JANARIT,sic i shpalli Berisha.Heroj Çekiqi,Heroj Qyskija,Heroj Shkalla,Heroj Molotovi,Heroj te g ureve e soje te tjera herojsh te politikes "Made in Salih Berisha"!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Integrimi, BE i kërkon Shqipërisë qëndrimin për Kapitullin 6! Pritet të hapet brenda vitit

Integrimi, BE i kërkon Shqipërisë qëndrimin për Kapitullin 6! Pritet të hapet brenda vitit