Partia Demokratike ka publikuar sot një video ku denoncon me pamje dhe me emra atë që ajo e quan si 'skema e sulmit dhe dhunës së organizuar'. Sipas PD gjithçka ishte e planifikuar me detaje nga banda kriminale e Sali Berishës.
"Dhuna kundër PD u organizua dhe planifikua deri në detaje. Sali Berisha madje përzgjodhi një grup mercenarësh të drejtuar nga Flamur Noka për të goditur demokratët që ishin brenda selisë. Sali Berisha dhe banda e tij kriminale bënë gjithçka për të përplasur demokratët më njëri-tjetrin, por dështuan.
Kryesia e PD, Kuvendi Kombëtar, Këshilli Kombëtar dhe mbarë demokratët qëndruan fort për të mos e kthyer partinë në bunkerin e një personi të shpallur non grata për korrupsion madhor nga partneri ynë strategjik. Demokratët e kanë braktisur platformën e dhunës dhe të bashkuar do të ndërtojnë mbi rrënojat e se shkuarës, një PD moderne dhe europiane si alternativën më të mirë për ta nxjerrë Shqipërinë tonë nga tranzicioni 30 vjeçar", thuhet në njoftimin e PD.
Ndër emrat e denoncuar nga PD janë Gazmir Spahija, drejtor i Syri Tv, ish-drejtor i Tatimeve, Grigels Muçollari, Myftar Lumneshi, sipas PD anëtar i Grupit Kriminal B9 si dhe Klevis Balliu.
Madje në pamjet e Partisë Demokratike janë publikuar edhe pamjet e mercenarit, i cili udhëzohet nga Flamur Noka që të marrë ‘kokën e dashit’, një bandierë e madhe prej hekuri, e cila përdoret më pas për të shqyer dyert. Kjo bandierë e madhe hekuri është sekuestruar si provë materiale nga prokuroria, ndërsa burime për Report Tv bëjnë me dije se në pjesën e saj të përparme ka dëmtime, duke treguar se është përdorur.
Mbështetësit e Berishës duke mbajtur bandierën e madhe të hekurit
Shqiptarja.com publikoi dje një raport të gjatë të përgatitur nga Partia Demokratike me anë të cilit denoncon dhunën e ushtruar në selinë blu gjatë protestës së 8 janarit dhe ua ka dërguar ambasadave të huaja në vendin tonë dhe Komisionit Europian. Përmes një raporti 8-faqësh, që përshkruan në orë pas ore atë që ndodhi në selinë e blu gjatë protestës së dhunshme të 8 janarit duke e shoqëruar edhe me foto të dhunës në seli, militantë me vare e çekiçë në duar, ndërsa përgjegjësin kryesore dhe udhëzuesin e të gjithë kësaj dhune PD bën fajtor Sali Berishën.
8 janari shënoi një ngjarje dramatike për Partinë Demokratike por edhe për imazhin e vendit. Mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha sulmuan selinë e Partisë Demokratike me vare e çekiçë duke thyer dyert e blinduara dhe dritaret e godinës. Kur protestuesit hynë në katin e parë, përfaqësues të PD lajmëruan policinë të ndërhynte pasi po rrezikohej jeta e deputetëve që ndodheshin në katin e dytë të selisë. U desh ndërhyrja e policisë, që situata të vihej nën kontroll në pak minuta, ndërsa godina e PD u kthye në skenë krimi ku u mblodhën prova dhe materiale filmike nga kamerat e sigurisë duke arrestuar 34 persona dhe 18 nën hetim.
Ditën e sotme kryesia e PD vendosi përjashtimin e Sali Berishës dhe 8 anëtarëve të tjerë që ishin pjesë e Komisionit të Rithemelimit, Bujar Nishanin, Flamur Nokën, Albana Vokshin, Edmond Spahon, Arben Ristanin, Rigels Muçollari, Klevis Balliun dhe Keltis Krujën. Gjithashtu janë pezulluar 19 anëtarë të PD-së deri në distancimin e tyre nga dhuna.
Në mbledhjen e së hënës në darkë Kryesia e PD ka përjashtuar përgjithmonë nga partia Sali Berishën dhe 8 anëtarë të Komisionit të Rithemelimit. Pas 8 orësh mbledhje, kryesia e selisë blu ka përjashtuar Bujar Nishanin, Flamur Nokën, Albana Vokshin, Edmond Spahon, Arben Ristanin, Rigels Muçollari, Klevis Balliun dhe Keltis Krujën.
Në deklaratën e Partisë Demokratike u nënvizua se vendimi është marrë nga "Kryesia unanimisht pas sulmit të dhunshëm dhe të parapërgatitur të 8 janarit mbi Selinë Qendrore të Partisë Demokratike, që vuri në rrezik serioz jetën e anëtarëve të Kryesisë, Grupit Parlamentar, Këshillit Kombëtar, Kuvendit Kombëtar, dhe vetë anëtarëve të partisë.
Gjithashtu PD njoftoi se po me unanimitet ka vendosur pezullimin me efekt të menjëhershëm nga anëtarësia në Partinë Demokratike të 19 personave, dhe ku është rasti nga të gjitha funksionet drejtuese dhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. Gjithashtu PD njofton se po me unanimitet ka vendosur pezullimin me efekt të menjëhershëm nga anëtarësia në Partinë Demokratike të 19 personave, dhe ku është rasti nga të gjitha funksionet drejtuese dhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike.
Pas sulmit të 8 janarit, Partia Demokratike i është nënshtruar një rikonstruksioni total. Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka publikuar sot një video ku duket se po rivendosen banerat që mbulojnë fasadën kryesore të godinës.
"Partia Demokratike do ringrihet si shpresa e vetme e shqiptarëve për ndryshim! Për një të ardhme më të mirë për të gjithë", shkruan Basha krah videos
mjafton te shohesh komentet tek faebook i ketij loos per te kuptuar sesa dhe si do ringrihet ky ......delir komplet ,po ja se do vijne zgjedhjet lokale avash avash dhe do e provosh sa te vlen lekura o lolo kur mos kesh votat e Saliut ,mbeshtetja e te cilit te beri dhe te riberi kryetar
PërgjigjuArrestojne ca te lodhur qe nuk kane buke te hane,dhe i lene te lire te tjeret se kane frike ti arresojne,me mire I leshoni te gjithe dhe mos u merrni me me ate pune
PërgjigjuPo normal po kush pd i nxori pde arbi agalliut????????????????
Përgjigju