Njohja nga presidenti Trump është shoqëruar me një valë të dhunshme protestash nga palestinezët ku kanë mbetur të vrarë 4 persona dhe mbi 500 persona të plagosur. Ndërkohë në Izrael jeton një komunitet i konsiderueshëm shqiptarësh.
Intervista:
Mirëmbrëma nga Tirana dhe faleminderit që jeni me në edicionin qendror të lajmeve në Report TV. Që në fillim do të doja t’ju pyes cila është situata në Jeruzalem dhe Tel-Aviv ku ju jetoni?
U zhvilluan protesta të dhunshme por tani ka ndryshuar situata, është më e qetë pas ndërhyrjes së autoriteteve izraelite. Jeruzalemi ka qenë kryeqyteti i Izraelit që kur është themeluar si shtet, nuk është diçka e re.
Si e ka pritur komuniteti shqiptarë në Izrael njohjen e Jeruzalemit kryeqytet nga presidenti Trump?
Ne si komunitet e kemi pritur ashtu si qytetarët izraelit. Jeruzalemi ka qenë kryeqyteti i Izraelit gjithmonë, kjo vërtetohet më së miri nga historia.
Ka reagime të forta kundërshtuese nga komuniteti ndërkombëtar, për këtë hap të ndërmarrë nga presidenti Trump. A besoni se ky veprim I ka hedhur benzinë zjarrit dhe e ka përshkallëzuar konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës?
Situata paraqitet e qetë, pavarësisht protestave nga palestinezët. Izraeli ka mbështetjen e superfuqisë më të madhe të botës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
A mendoni se Shqipëria duhet ta njohë Jeruzalemin kryeqytet ?
Shqipëria duhet të veproj me diplomaci, vetëm kështu mund të jepet qëndrimi. Izraelin e kanë vizituar shumë autoritete të larta nga Shqipëria si Sali Berisha dhe Edi Rama.
Ne kemi një histori të veçantë me hebrenjët, pasi ata janë strehuar në Shqipëri gjatë holokaustit prandaj duhet të ketë një përgjigje pozitive.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

VIDEO










