Nga tensioni i ulët e deri tek kapsllëku, pasojat fatale që sjell pirja e një gote të vetme ujë në ditë

Nga tensioni i ulët e deri tek kapsllëku, pasojat fatale që sjell pirja e një gote të vetme ujë në ditë

Foto Ilustruese

Çfarëdolloj problemi shëndetësor që të keni, këshilla e parë e doktorit është që të konsumoni sa më shumë ujë. Uji ju ndihmon që të keni lehtësit në tretjen e ushqimit, ju mban konstant tensionin dhe gjithashtu do të jeni më të bukur. Kjo pasi hidratimi i lëkurës vjen nga uji, që ju bën të këni një fytyrë dhe trup sa më elastik. Mirëpo shpesh herë ne e neglizhojmë këtë fakt dhe dashur apo pa dashur i shkaktojmë trupit tonë disa efekte anësëore që mund t'i kishim shmangur lehtësisht. Por çfarë do të ndodhte nëse pini vetëm një gotë ujë në ditë?! Ja disa pasoja kryesore:

Tension i ulët i gjakut
Me vetëm një gotë ujë në ditë, tensioni juaj do të ulej dhe kjo do të shkaktonte dobësi të trupit marrje mendsh dhe humbje fuqie. 

Rrahje të çrregullta të zemrës
Gjaku juaj mund të jetë më i hollë nëse konsumoni vetëm një gotë ujë në ditë, dhe rrjedhimisht mund të përjetoni rrahje të çrregullta të zemrës. Kjo pasi zemra do të punojë më shumë për t’u siguruar që indet dhe organet e trupit janë duke marrë oksigjenin që i nevojitet. 

Dhimbje koke
Truri është rreth 57 për qind e ujë, dhe nëse nuk e “hidratoni” atë do të përjetoni dhimbje nga më të lehtat deri tek ato më të rëndat. Mjekët thonë gjithashtu se sasia e pakët e ujit mund të bëjë që ju të ndiheni letargjike dhe pa humor sepse nivelet e ulëta të ujit në tru mund të ndikojnë edhe në përbërjen e tij kimike.

Dhimbje muskulare
Muskujt janë pjesa juaj e trupit që vini më tepër në funksion kur lëvizni dhe kërkojnë ujë në mënyrë që të funksionojnë shumë mirë. 

Kapsllëk
Dehidratimi dhe mungesa e fibrave shkakton probleme me aparatin tretës.

Kini parasysh që të konsumoni së paku 8 gota ujë në ditë, dhe kjo përkthehet në 2 litra. Gjatë verës konsumoni edhe më tepër. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë