Nga tentativa për pushtimin e selisë së PD-së tek përvetësimi i simboleve, veprat penale që po kryen Sali Berisha dhe si po e sfidon SPAK-un

Nga tentativa për pushtimin e selisë së PD-së tek përvetësimi i simboleve, veprat penale që po kryen Sali Berisha dhe si po e sfidon SPAK-un

Berisha në PD

Sali Berisha tenton uzurpimin e selisë së Partisë Demokratike me grupin e tij pas Kuvendit paralel, statutit dhe strukturave drejtuese paralele që ngriti në stadium të shtunën

Nëse i ashtuquajturi Kuvend Kombëtar i PD-së që u organizua nga Sali Berisha ditën e shtunë në stadiumin kombëtar nuk ka asnjë efekt juridik, duke mbetur thjeshtë një miting politik, përdorimi i paautorizuar  i vulës dhe simboleve të Partisë Demokratike përbën vepër penale. Kjo është edhe arsyeja se pse Partia Demokratike referoi sot në SPAK një grup prej 5 ish-funksionarësh pranë Berishës, për veprën penale të falsifikimit të vulave, stampave ose i formularëve, parashikuar në nenet 190 paragrafi 2 dhe 25 i Kodit Penal.

Por, edhe pse ishte organizatori i Kuvendit të paligjshëm dhe jotransparent në arën e shqiptarëve, i ngritjes së strukturave paralele të PD-së dhe i përvetësimit të simboleve të partisë, Sali Berisha nuk ishte pjesë e kallëzimit të PD-së.

Dy ditë pas të ashtuquajturit Kuvend të PD-së, Sali Berisha, mesditën e sotme, tentoi pushtimin e selisë së Partisë Demokratike, duke thelluar më tej paligjshmërinë. Berisha hyri në seli si anëtar i PD-së, dhe sapo gjeti një zyrë të lirë, foli si kryetar i Partisë Demokratike. Pas tij në seli hyri edhe i ashtuquajturi ë Komisioni i Rithemelimit të PD-së, i sajuar nga Sali Berisha.

Për herë të parë në selinë e Partisë Demokratike kishte dy PD; PD-ja zyrtare me në krye Lulzim Bashën, PD-ja paralele e Berishës. Për herë të parë në selinë e PD-së kishte tre kryetar: Kryetarin zyrtar të Lulzim Bashën, Komisioni i Rithemelimit që Berisha i ka dhënë atributet e kryetarit deri në mars me statutin paralel që miratoi në Kuvendin e së shtunës, si dhe vetë Sali Berisha që foli sot në rolin e kryetarit.

E gjithë kjo situatë, krahas anës groteske, ka edhe aspektin penal. Neni 221 i Kodit Penal parashikon një dënim tepër të rëndë nga 15 deri në 25 vjet burg për personat që pushtojnë me forcë ndërtesat. Pushtimi i ndërtesave është element i veprës penale të kryengritjes. Edhe pse Berisha, i vetëdijshëm për këto pasoja, u përpoq të tregohej si kujdesshëm dhe më pas u largua nga selia e PD-së, ngjarja e sotme kishte të gjitha elementet e pushtimit me forcë të selisë së Partisë Demokratike, duke provokuar një konfrontim fizik.

Edhe më grotesk ishte rasti i Belind Këlliçit, i cili denoncoi sot se i kishin thyer zyrën si kryetar i FRPD-së, në një kohë kur i ka mbaruar mandati prej dy vitesh dhe në kushtet kur ka dhënë dorëheqjen nga ky funksion politik. Teksa SPAK, prokuroria dhe policia vijojnë të qëndrojnë indiferentë, Sali Berisha sinjalizoi sot vijimin e përpjekjeve për zaptimin e PD-së, duke akuzuar Lulzim Bashën si uzurpues të selisë.

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fener zisi: 14/12/2021 06:39

    Spaku eshte largur ne drejtim te paditur Nga skena e krimit policia eshte ne kerkim kush ka informacione te njoftoj menjehere ne komisarjatin e pd

    Përgjigju
  • Qaniu: 14/12/2021 05:32

    SPAKU TE ARRESTOJE SALIUN PER MASAKREN E 21 JANARIT....kurse basha te japesh dpreheqjen per moskallzim krimi...

    Përgjigju
  • Bratko: 13/12/2021 22:36

    O sali ne burg e ke vendin.. Kaq e kishe Te Erdhi ngordhja

    Përgjigju
  • Xeni: 13/12/2021 21:39

    Sali berishen e mori enveri nga tropoja dhe e rriti ne partine e vet, ramiz ali e katapultoj si ne pd…Karrierist qe nuk ben mbrapsh deri ne vdekje. Njeriu i vetem qe shpiku ligjin 7501 ku ju mori tokat pronareve e jua shperndau tgjithve si koperativa bujqesore (qe akoma vriten njerez e ska drjtesi e siguri ne kete vend per shkak te pronave) I vetmi gjeneral i pergjithshem (president) qe shperthen depot e armeve! Smban pergjesi Plas skandali gerdecit, varrosen 25 vet asnje pergjegjesi! Ndodh 21 janari, vriten 4 vet e smban asnje pergjegjesi! Mbron hajdutet si ilir meta e bandat si aleksande frangaj, ram geci, kastrati, rrok gjoka e bandat e tjera qe ky i ka bere oligark ku dhe sot ndan fitimet me to.

    Përgjigju
  • Cuko: 13/12/2021 20:38

    SPAK-u ka ikur USHTAR

    Përgjigju
  • Dori: 13/12/2021 20:36

    Ah, dmth, ata 4500 delegate të Kuvendit Kombetare që përfaqësojnë anëtarët e thjeshte të PD, të organizuar në grupseksione, ti nuk i merr parasysh? Ata dolën me emër e mbiemër. Çdo demokrat i njeh, se janë të njëjtët demokrate prej 30 vitesh. Ata me të varfërit, që s'kanë përfituar asgjë. Ndërsa "demokratët" e Lul Bashës, dmth kunati e me shokë qenkan legjitim. Hajde arsyetim, hajde. Të kishte SPAK mor shok, e nxirrte perjashte Lulin e gjithë uzurpatorët e partisem Lulit i kanë mbetë vetëm policët e Edi Ramës dhe ndonjë nëpunës i Qeverisë.

    Përgjigju
    • Kombi: 13/12/2021 20:51

      Persh Dori Thjesht per kulture dua te te pyes. PD legale ka thirrur Kuvendin me 18 Dhjetor. Kush Ju pengoi ty dhe Berishen te shkonit apo a do te shkoni ne kete kuvend dhe te beni ate qe bete me 11 dhjetor???? Mendoi qe kjo eshte gjeja me e thjeshte dhe me legale se sa te na ktheni ne 97 apo ne 98. Ne kemi nevoje per alternativa dhe jo lajme apo foltore per te mbrojtur nje njeri qe ka probleme me USA. Ne fund te dites ne te gjithe e pranojme qe jemi pro SHBA dhe vendimeve te saj. Shpresoj ne mirekuptimin tend apo te gjithe atyre qe jane kunder Lulit dhe vertete do te deshiroja nje pergjigje apo arsyetim llogjik

    • Arbëri: 13/12/2021 20:45

      Të gjithë kundërshtarët e Ramës dhe vuçiçit nuk llogariten si shqiptarë, këtu iu dhemb anti shqipëtarëve !

  • Grupi: 13/12/2021 20:17

    Cili SPAK?? Ai qe po sillet njelloj si prokuroria e Llalles apo ai qe denon me urgjence vetem 1.6 vite burg per 25 milion euro dem nga tenderi? Spaku qe liroi nga akuzat Hajrat e Shijakut kur u pa boterisht nga pamjet filmike se cfare i bene pengut Jan Prenga? Apo Spaku qe ju hoqi nga sekuestro ketyre krimineleve kompleksin Golden ku u krye krimi. Mendoni se keta palo prokurore te Spak qe kerkojne mandat te perjetshem kane guxim ta ngrene steken deri tek Sali Krimineli? Po BKH dini gje se ku eshte?? Me cfare merret pervecse te nxjerre me maska ne emisione TV punonjesen qe mbeshtet te birin?? Nuk ka shprese o njerez, SPAKU ka vdekur qe pa lindur.

    Përgjigju
    • Emir: 13/12/2021 22:32

      Fiks e ke thene.

  • AltinTop: 13/12/2021 19:34

    Di gje kush a punon ky SPAK-u??

    Përgjigju
  • redi: 13/12/2021 19:17

    SPAKU doli nga vetingu a do funksionoj kunder krimit shteteror ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë