Nga Tepelena vidhnin kamionçina në Lushnjë, në pranga 2 të rinj, njëri prej tyre ishte në arrest shtëpie

LUSHNJË- Dy shtetas kanë rënë në prangat e Policisë pas njoftimit të shtetasit N.K. se i kishin vjedhur kamionçinën tip ‘Ford Tranzit’ që e kishte lënë të parkuar. Saktësisht janë arrestuar Andi Orucai 19 vjeç dhe Mariglen Kondi 25 vjeç. Dy të rinjtë vinin nga Tepelena dhe vidhin kamionçina në Lushnjë.

Menjëherë pas njoftimit Policia ka bërë të mundur bllokimin e automjetit të grabitur si edhe mjetit me të cilën të rinjtë kishin kryer vjedhjen.

Pas verifikimeve forcat e policisë kanë zbardhur edhe tre ngjarje të tjera të vjedhjes së kamionçinave që dyshohet se janë kryer nga nga dy të rinjtë. Tre vjedhjet janë kryer 24.02.2021 në fshatin Hysgjokaj, në datën 26.03.2021 në fshatin Gjuzaj dhe në datë 08.05.2021, në fshatin Konjat.   

Ndërkaq, Andi Orucai rezulton i dënuar më parë për veprat penale ‘Vjedhja’ dhe ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’. Ndërsa, Mariglen Kondi ishte me masë sigurie ‘Arrest në shtëpi’për veprën penale ‘Kultivimi i bimëve narkotike’. 

Mbi dy të rinjtë rëndon akuza 'Vjedhja' e kryer në bashkëpunim.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët