Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video përmes së cilës fton qytetarët të marrin pjesë në Panairin e Produkteve Bujqësore që do të zhvillohet në Elbasan.

“Me ftesën që në datat 13 dhe 14 mars, të bashkoheni në Elbasan në Panairin e Produkteve Bujqësore ‘Nga toka jonë në sofrën tuaj’, ku fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Panairi pritet të mbledhë fermerë dhe prodhues nga zona të ndryshme, të cilët do të prezantojnë produktet e tyre bujqësore dhe ushqimore për qytetarët dhe vizitorët.

Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 9 Mars, 15:01

    PS nuk jep aprovimin për arrestimin e Ballukut, si e vlerësoni?