Dëshmi e prova të panumërta kanë tronditur opinion botëror pas publikimit te miliona dokumenteve të dosjes së Jeffrey Epstein nga departamenti i drejtësisë në SHBA. Mbi figurat më të njohura të 30 viteve të fundit të politikës dhe biznesit amerikan bien dyshime se kanë qenë pjesë e rrjetit të trafikut seksual të krijuar nga financieri që vari veten në qeli në vitin 2019.

Miliona dokumente të reja që lidhen me financierin abuzues seksual Jeffrey Epstein, përfshijnë përmendjen e shumë figurave të njohura nga politika, biznesi dhe bota e argëtimit.

Paketa e dokumenteve të publikuara të premten shënon fundin e publikimeve të planifikuara nga administrata Trump, në përputhje me një ligj që kërkon që të gjitha dosjet e lidhura me Epstein të bëhen publike. Arkivi i ri përfshin më shumë se 3 milionë faqe, 2 mijë video dhe 180 mijë imazhe, përfshirë Presidentin aktual Donald Trump, ish-presidentin amerikan Bill Clinton, Elon Musk, Ish princin britanik Andreë e shumë emra të tjerë.

Presidenti Donald Trump përmendet më shumë se 1.000 herë në 3 milionë dokumentet për Jeffrey Epstein. Disa nga referencat janë të padëmshme, të tjera përfshijnë akuza të reja për sulme seksuale ndaj Trumpit, si edhe detaje të reja mbi mënyrën se si disa nga viktimat e Epstein përshkruan ndërveprimet e tyre me presidentin e ardhshëm.

Në shënime të FBI-së një grua e kishte akuzuar Trumpin në një padi se e kishte përdhunuar kur ajo ishte 13 vjeçe, ndërsa në një intervistë të FBI-së, një nga viktimat e Epstein, deklaroi se bashkëpunëtorja e Epstein, Ghislaine Maxëell, “ia kishte prezantuar” atë Trumpit në një festë.

Publikimi I dokumenteve në dosjen Epstein, zbuloi fotografi të papara më parë të Bill Clintonit dhe Epstein-it së bashku, si edhe një Clinton pa bluzë në një vaskë me ujë të nxehtë me një person që një zyrtar i Departamentit të Drejtësisë e përshkroi si “viktimë” të abuzimit seksual nga Epstein.

Dokumentet përfshijnë komunikime të shpeshta mes Ghislaine Maxwell që aktualisht ndodhet në burg për trafikim seksual dhe bashkëpunëtorëve të Clintonit mes viteve 2001 dhe 2004 periudhë gjatë të cilës, Bill Clinton udhëtoi së bashku me stafin e tij me avionin privat të Epstein-it të paktën 16 herë, sipas një analize të CNN.

Email-et mes Epstein-it dhe një llogarie të quajtur “The Duke”, më 11 dhe 12 gusht 2010, sugjerojnë se amerikani donte t’i prezantonte Andrju mountnbatten uindsor princin e zhveshur nga titujt dhe benefitet mbretërore britanike një gruaje ruse 26-vjeçare, për të cilën Epstein sugjeronte se ai mund të kënaqej duke darkuar me të.

Në një email të dërguar në vitin 2013 nga Jeffrey Epstein vetes, ai flet për sëmundje veneriane që Bill Gates dyshohet se i kishte marrë gjatë marrëdhënieve me prostituta ruse dhe për detaje të tjera tronditëse që mund të jenë goditja përfundimtare ndaj reputacionit të themeluesit të Microsoft-it.

Dokumentet tregojnë komunikime të Elon Musk me Epstein gjatë viteve, edhe pas dënimit të këtij të fundit në vitin 2008.  Në dhjetor 2012 dhe në një rast tjetër më vonë, Musk shkruante se dëshironte të merrte pjesë në një festë në St. Barts ose në një tjetër vend dhe Epstein i përgjigjej duke përmendur zonën e tij private.

Një nga emailet më tronditës është ai që përfshin princeshën e kurorës së norvegjisë, Mette Marit, e cila dyshohet se ishte shtatzënë me fëmijën e Jeffrey Epstein. Esptein ndodhej në qeli në vitin 2019, ku policia e gjeti atë të vdekur, me dyshimet e pakinfurmuara se vari veten.