Juventusi arriti një marrëveshje gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm për të marrë në huazim nga Nice anësorin e majtë të sumit, Jeremie Boga. Aktualisht 29-vjeçari po firmos kontratën, kjo pasi kaloi testet mjekësore.
Marrëveshja është një huazim me mundësi blerjeje për 5 milionë euro, që do të thotë se nuk ka asnjë detyrim. Boga mbërriti në Torino këtë mëngjes, iu nënshtrua testeve mjekësore dhe pritet prezantimi.
Ai ka luajtur më parë për Sassuolon në Serie A, duke demonstruar aftësitë e tij në driblim, shpejtësi dhe në lojën një kundër një. Ai luajti gjithashtu për Atalantën e Gasperinit, duke bërë disa performanca të mira, por pa qëndrueshmëri, duke mos fituar kurrë plotësisht besimin e trajnerit aktual të Romës.
Tanimë Spalletti do ketë alternativa në sulm, ndërsa Juventusi ka gjetur akordin edhe për një shkëmbim me Bolognan për mbrojtjen. "Zonja e Vjetër" do ofrojë portugezin Joao Mario dhe do marrë suedezin Emil Holm. Marrëveshja mes dy klubeve përfshin një shkëmbim të thjeshtë, pa asnjë detyrim blerje në fundin e sezonit.
Do jenë performancat e këtyre muajve që do vendosin të ardhmen e tyre në secilin klub.
Komente









