Nga vajza e Qazim Sejdinit, te mjekë e pedagogë/ Zbardhet lista e PS-së në Elbasan

Nga vajza e Qazim Sejdinit, te mjekë e pedagogë/ Zbardhet lista e PS-së në Elbasan

Report TV zbardh listën e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë nga PS-ja për qytetin e Elbasanit. Pasditen e sotme deputeti socialist, Taulant Balla në krah të kryebashkiakut Qazim Sejdini dhe kandidatit Gledjan Llatja  kanë prezantuar listën e plotë të kandidatëve për këshilltarë bashkiakë.

Report Tv mëson se veç kreut aktual të qarkut Bukurosh Stafa, në listë është edhe dekania e Fakultetit Ekonomik Imelda Sejdini (vajza e kryetarit aktual të bashkisë Qazim Sejdini që nuk do të kandidojë më për një tjetër mandat), pedagogëve Arbër Gjeta, Majlinda Perriu, Hysen Domi dhe Hektor Çiftja.

Ndër emrat e tjerë është mësuesja Rovena Islami dhe sekretarja e Përgjithshme e Prefekturës Eva Bici. Nuk mungojnë dhe emrat që kanë dhe qenë në mandatin e kaluar si mjekja e njohur Irena Palloshi, juristja Luiza Popja, Brunilda Fingo si dhe Ana Muça, Jana Zeqiri , Enerieta Ferra dhe plot emra me reputacion.

Në fjalën e tij, Llatja u shpreh i bindur për fitore më 30 qershor. "Nuk është problem se nuk kemi kandidat. Ne duhet të shkojmë shtëpi më shtëpi për t'i kërkuar votat qytetarëve të Elbasanit. Unë jam i bindur se në 30 qershor do të fitojmë. Ne jemi partia që i përfshijmë të gjithë. Në listë janë 50% burra dhe 50% gra. Elbasanin e presin sfida të mëdha. Pa pasur këshillin e mirë nuk bëhet asgjë e mirë", u shpreh Llatja.

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka ripërsëritur deklaratat e tij se kush do të pengojë procesin e zgjedhjeve do të përballet me ligjin. "Falenderoj Sejdinin për punën e shkëlqyer që ka bërë duke e kthyer në modë të qeverisjes vendore. Zgjedhjet do të zhvillohen më 30 qershor. 30 qershori është një ditë e bukur. Jam shpresë plotë që Elbasani do të votojnë Llatjan. Kush guxon të kërcënoj qoftë dhe një votues në 30 qershor, do përballet me ligjin", deklaroi Balla.

elbasan.jpg" style="height:960px; width:720px" />

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë