Nga Vatikani, Kardinali Ernest Troshani uron besimtarët për Pashkë: Bekime në Zot për të gjithë familjet shqiptare! Paqe në botë, e sidomos në Ukrainë

TIRANË- Nga Vatikani, Kardinali Ernest Simon Troshani ka uruar besimtarët katolikë me rastin e Festës së Pashkës.

Në mesazhin e tij, drejtuar besimtarëve katolikë, Troshani e cilëson këtë festë, si ditën e fitores më të madhe. Ai uron që Festa e Pashkës të sjellë gëzim dhe lumturi për çdo besimtar katolik, teksa kryefjalë e urimit të tij ka qenë edhe sa më shumë paqe në botë, e specifikisht në Ukrainë.

"Është dita më e bukur që ka njerëzimi që ka për jetën e dhënë prej Zotit, të krijuar jo për të vuajtur nën kthetrat e vdekjes, por për  Pashkë, garancinë e ringjalljes, për të ma mësuar që gjithë njerëzit i pret e ardhshmja. Për të parë të madhin Zot, në rrugëtimin tonë të përditshëm në veprat e shenjta që do të bëjmë. Bekime në Zot, për të gjithë familjet dhe popullin shqiptar, për paqen në botë, më tepër në Ukrainë e Rusi, paqe, të mirëkuptimit, të bujarisë", u shpreh Kardinali Ernest Simon Troshani.

E diel e 17 marsit, ishte dita e Ringjalljes së Krishtit për të gjithë besimtarët katolikë dhe protestantë në të gjithë botën, ndërkohë 2 net më parë në të gjitha kishat katolike të vendit u mbajt mesha e shenjtë e vigjiljes të Pashkëve, me ritet përkatëse.

Pashka (ose pashkët) është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike Romake dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.

 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: Kadare nuk e pa në ëndërr zjarrin

Frrok Çupi: Kadare nuk e pa në ëndërr zjarrin