Nga vendosja e shamisë tek puna online, historia e besimtares që kapërceu 'kufijtë' e fshatit Kullë në Durrës

Jeton në fshatin Kullë të Durrësit, por distanca gjeografike nuk përbën problem për Xhoana Kurtin. Ajo ka arritur të "kapërcejë kufijtë" dhe të integrohet në profesionin e së ardhmes, marketingun dixhital.

Puna online si menaxhere e rrjeteve sociale të një sërë bizneseve e ka favorizuar 25 vjeçaren të punojë nga shtëpia dhe njëherazi të ketë mundësinë të kujdeset për vajzën e saj 4 vjeçare.

Mëmësia e ndryshoi si njeri. Ishte pikërisht kjo fazë kur jeta e saj mori tjetër kuptim, kishte më shumë qëllime dhe forcë për të ecur përpara, ndjehej e përmbushur. 

"Pas lindjes së vajzës, duke qenë se kisha shumë emocione, ndihesha shumë e lumtur, Esma më falte shumë dashuri, doja ta falenderoja zotin për këtë dhuratë që më kishte bërë. Aty lindi edhe pjesa e besimit", tregon Xhoana duke e cilësuar këtë periudhë si një fillim të dytë të jetës së saj. 

Ishte ky momenti që vendosi të mbulohej me shami dhe ta praktikonte fenë islame. Edhe pse nuk arriti të vazhdonte shkollën e lartë, ambicja dhe përkushtimi i saj bëri që të futej shpejt në treg dhe të bashkëpunonte me disa biznese. Tashmë ajo është trajnuese e vajzave që duan të kenë sukses në këtë fushë.

Asnjëherë nuk është vonë për të hequr dorë nga ëndrrat. Xhoana ia doli! Për tu njohur më shumë me historinë e saj, rutinën e re që ndjek tashmë si besimtare muslimane dhe si u integrua në tregun online, ndiqni emisionin e plotë

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Durrsak: 24/02/2023 14:15

    Allahu eshte madh gjith njerzit p dallim i mire e keqe vogel e madh.

    Përgjigju
  • Thiu i bute: 23/02/2023 05:43

    Sa me shume si kjo aq me larg Europes…normal dihet ajo pune:(

    Përgjigju
  • Agjenti: 23/02/2023 01:50

    Allahu Snacbar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren