Nga veshja e deri tek teksti i këngës, Era Rusi një kopje e Dolly Parton (Video)

Nga veshja e deri tek teksti i këngës, Era Rusi një kopje e Dolly Parton (Video)

Dy këngëtaret Dolly Parton dhe Era Rusi

Nuk është hera e parë që këngët shqiptare e kanë pasur burimin e frymëzimit tek një artist i huaj. Era Rusi zgjodhi që këtë vit të vinte në festivalin “Kënga Magjike” me një baladë që të mbërthente totalisht para ekranit. Performanca e këngëtares shqiptare sigurisht që nuk ka asnjë të metë dhe kudo që shkon, ajo i bën spektatorët të futen brenda fabulës së çdo kënge.

Por teksti i shkruar nga Fifi ishte një shqipërim i “Jolene” i kënduar nga Dolly Parton në vitin 1973. Fabula e këngës është e njëjtë. Këngëtarja i lutet dashnores së partnerit që të mos ja marrë mashkullin e saj. ‘Dashnorja’ në tekst trajtohet si një femër që çdo mashkull do të donte ta kishte pranë vetes, brune dhe me sy ngjyrë smeraldi.

Sigurisht që ngjarje të tilla mund të ndodhin që nga viti 1974 e deri më sot, si në Shqipëri e kudo nëpër botë, por nuk mund të mos e pranoni që kur dëgjuat “Mos ma merr” nuk ju erdhi në mendje “Jolene”. Madje edhe veshja e Rusit ishte e ngjashme me atë të Dolly-t.

Dhe si për t’i 'vënë vulën' janë komentuesit ata që nuk gabojnë asnjëherë.

Qenka lodh shumë Fifi, dukë përthyer Jolene,”- shkruan njëri prej tyre.

Shumë e ngjashmë me Jolene,”- shkruan një tjetër.

Si nuk patëm një herë ne një gjë tonën,”- vijojnë më tej dhe shumë e shumë komente të tjera.

Disa nga komentet e bëra në Youtube, në videon e këngës së Era Istrefit 

Era Rusi është një këngëtare me një vokal të jashtëzakonshëm, që publiku shqiptar e ka dashur gjithmonë për performancën e saj, por mesa duket këtë rradhë i ka zhgënjyer.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj