Skandalet seksuale që kanë pushtuar Hollivudin vijojnë të prodhojnë krye artikuj gazetash apo të lajme në të gjithë botën.

Por skandale të tilla tashmë nuk janë një ekskluzivitet i aktorëve apo producentëve të famshëm amerikanë.

Të tilla ngacmime janë prezentë edhe në kinematografinë shqiptare por askush deri më sot ka guxuar ti bëj publike.

Por nga studio e Rreze Dielli aktorja Ina Gjonçi ka gjetur guximin të flasë hapur për herë të parë e të tregojë që ngacmimet seksuale janë prezente edhe mes njerëzve të artit.

“Këtu ngacmimi është nga të gjitha anët”, shprehet Gjonçi.