Ngacmimet seksuale në Sarandë
Berisha: Rama dhe Meta heshtin

Ngacmimet seksuale në Sarandë<br />Berisha: Rama dhe Meta heshtin
TIRANE- Edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me skandalin e ngacmimit seksual në Sarandë. Në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, Berisha thotë se kjo ngjarje ka tronditur thellë çdo qytetar, ndërsa thotë se kryeministri Rama dhe kreu i Kuvendit Meta heshtin për këtë ngjarje.
 
Sipas Berishës, të gjithë duhet të reagojmë për këtë çështje sa më parë.
 
“Rama hesht, sepse ai e di dobësinë ekstreme për pedofilët të sivllaut të vet Kokëdhima, të vetëshpallur "kryeministri i jugut"! Ngjarja e Sarandës ka tronditur thellë çdo qytetar”, shkruan Berisha.
 
Deputeti i PD, thotë me tej se “Por, në qofte se këtë skandal tronditës e dënoi me gjithë shpirt i madh dhe i vogël në këtë vend, kreu i PS dhe ekzekutivit, Edvin Kristaq Rama, si asnjë politikan tjetër në këtë botë, përveç Ilir Metës, heshti jo pa arsye si fije bari!!. Kreu i "aleancës së qelbësirave" hesht dhe së bashku me të hesht dhe skllavi i tij Meta, për të siguruar qelbësirat, vrasësit, trafikantët, përdhunuesit, pengmarrësit, gjobëvënësit e aleancës së tij në qeveri, parlament dhe administratë se ai vetë është avokati i tyre. Por ne të tjerët, nënat, motrat, vajzat, gratë, djemtë, burrat e këtij vendi nuk duhet kurrë të heshtim, por të ngrihemi sa më parë me moton: t'i shporrim, t'i shporrim, t'i shporrim qelbësirat!”.
 
Ndërkaq, lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe deputeti i PD-së, Edi Paloka.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin