Një 27 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës për ngacmim seksual ndaj një 19 vjeçare në ambientet e punës së kësaj të fundit.

Mësohet se i arrestuari Marash Gjoklaj ishte dënuar me 4 vite burg për marrëdhënie seksuale me të mitura, ishte liruar me kusht nga gjykata.

Ngjarja e ngacmimit seksual ndaj 19 vjeçares ka ndodhur mbrëmjen e djeshme teksa kjo e fundit ishte në punë. Gjithashtu po ditën e djeshme, i arrestuari dyshohet se ka kanosur me mjet prerës thikë, një 20-vjeçare, në Rrugën e Dibrës.

Marash Gjoklaj rezulton se në 2017-ën, ka tentuar të grabisë me thikë edhe një 42 vjeçare në Durrës.

Por si pasojë e ndërhyrjes së djalit të qytetares, Marash Gjoklaj  u mor peng dhe më pas u dhunua fizikisht nga 3 persona në bodrumin e një pallati.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:38
FOTO/ Ngacmoi 19 vjeçaren dhe kërcënoi me thikë të renë Tiranë, ky është 27 vjeçari i dënuar më parë me 4 vite burg për abuzim seksual ndaj një të miture

1700995283_finalprojekt.00335813.Still089.jpg

Personi në foto është 27 vjeçari Marash Gjoklaj, i arrestuar nga policia e Tiranës për ngacmim seksual ndaj një 19 vjeçare teksa kjo e fundit ndodhej në vendin e saj të punës.

Gjoklaj ishte dënuar edhe më parë me 4 vite burg për abuzim seksual ndaj një të miture por ishte lënë i lirë me kusht.

Policia njoftoi se 27 vjeçari kishte kërcënuar me thikë edhe një 20 vjeçare ditën e djeshme në Rrugën e Dibrës.