Gjykata e Beratit ka dhënë masën ‘’arrest me burg’’, për drejtorin e shkollës 9­-vjeçare në fshatin Kozare të Kuçovës, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht 3 nxënëset e tij.
 
Ajaz Ajazi, 63 vjeç drejtor i shkollës, njëherazi edhe mësues gjeografie është kallëzuar të dielën në polici nga nxënëset e tij, pasi sipas tyre 63-vjeçari i ka ngacmuar për një periudhë të gjatë tre mujore.
 
63-vjeçari gjatë dëshmisë së tij ka mohuar akuzat, ku i ka cilësuar ato të pavërteta. 

ajaz ajazi
 (Personi me rreth të kuq është Drejtori i shkollës)

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com