Një 67-vjeçar është arrestuar në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur 16-vjeçare.
Policia e Shtetit, në një njoftim të shpërndarë për mediat, njofton se ka vënë në pranga personin me iniciale Th. K., banues në këtë qytet. Policia nuk ka bërë të ditura detaje të tjera për çështjen përveç këtij njoftimi.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin Th. K., 67 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 16-vjeçare" thuhet në njoftimin e policisë së shtetit.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Komente











