TIRANË - Një ngjarje e paparecedentë është shënuar në Qendrën Shëndetsore nr.10, ku një mjek është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet për ngacmim seksual.
Sipas uniformave blu të kryeqytetit, mjeku Sinan.M, u denoncua nga emisioni investigativ 'Stop', pasi ka ngacmuar seksualisht një paciente, e cila kishte shkuar për një vizitë mjekësore.
Pas vizitës, mjeku ka kërkuar që të krijojë raporte personale me pacienten dhe më pas ka kaluar në prekje fizike e deri tek propozime seksiste ndaj saj.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestuan shtetasin S. M., 56 vjeç, me profesion mjek, pasi shfaqet në pamje të transmetuara në emisionin investigativ “Stop”, duke ngacmuar seksualisht, një shtetase”, njoftoi sot policia.
Qytetarja u takua me mjekun pranë një farmacie ku kishte shkuar për shkak të shqetësimeve shëndetësore dhe më pas ky i fundit e ftoi në qendrën shëndetësore për t’i matur tensionin.
Gjatë bisedës mes tyre, të regjistruar në kamera nga vetë qytetarja, mjeku i fut duart dhe i shpreh dëshirën e tij duke i thënë “kam qejf të shkoj me ty”.
Në vizitën e dytë, mjeku i sugjeroi të bëjë check-up falas dhe kur pacientja u kthye ditën e tretë, mjeku i bën komente me përmbajtje erotike. Madje gjatë bisedës, ky i fundit i rrëfen, se ka patur të dashur një infermiere dhe se ka bërë seks treshe me dy praktikante.
"Me këta unë i kam thjesht, nuk dua, nuk dua as me i pa, me hedh sytë. Është ditë për ditë në punë. Tani, unë për grua, e kam një në shpi. Po e zure këtë këtu, që e ke zënë të dashur këtej, ke ik, se ti e ke grua pastaj, se ajo s’të len. Ore, unë kisha atë infermieren tjetër, që kam heq dhe aq më bezdiste, se po t’vishe ti dy herë-tre herë, ajo pastaj, sa hysh ti brenda, ajo të shifte ty nga maja e kokës te fundi i këmbës”, i thotë ai.
Më pas i tregon eksperiencën me dy praktikantet.
“I thashë unë, “A ikim, hajmë një drekë diku? Ju çoj unë me makinë në një fshat andej nga Bërzhita. Okej, ne na ke, thonë. Luta një shok të vijë, dy, tre, se ishin dy këto, por pesë veta nuk erdhën. Ika vetëm. Ça të bëja unë i shkreti… Më zuri halli…Edhe bëmë treshe, se i binte treshe”.
Pasi i flet për dëshirat e tij seksuale, ai i afrohet pacientes ndërsa kjo e fundit i drejtohet “Po të shtyj normal, se po më vjen sipër. Hë, se dëgjohemi jashtë!”
Por për doktorin, nuk përbën asnjë problem se mund të dëgjohet nga pacientët apo kolegët e tij jashtë zyre.
“Po vari mo k* rin! Mu më shumë sesa… vari leshtë atyre, se… aty më rri mu, më plasi k*ri për to. As më rr*het fare! I fus çelësin tani ene vetëm me të dhënë ty puthje”, i thotë ai, në bisedën e publikuar nga emisioni investigativ “STOP”.
Komente










