Një 61-vjeçar është arrestuar në Kavajë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur. Policia njofton se është vënë në pranga 61-vjeçari me iniciale I. C., 61 vjeç, pasi ka ngacmuar seksualisht 14 vjeçare.
'Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. C., 61 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 14 vjeçe.'- njofton policia.