Ngadalësimi ekonomik/ Guvernatori i BSH: Do të përmirësohet vitin e ardhshëm! Kujdes me financat publike

TIRANË- Rënia e ritmit të rritjes ekonomike të vendit është pranuar edhe nga Banka e Shqipërisë. Guvernatori i Bankës Gent Sejko është shprehur në konferencë për mediat se ekonomia është ngadalësuar në 6 mujorin e parë të vitit e ndikuar nga mungesa e energjisë elektrike, largimi i lojërave të fatit dhe përfundimi i projekteve energjetike, dhe që do të kthehet në objektiv vitin e ardhshëm.

“Ritmi i rritjes ekonomike do të vijë në përmirësim gjatë dy viteve të ardhshme, duke mundësuar kthimin e inflacionit në objektiv brenda këtij horizonti kohor. Këshilli Mbikëqyrës vëren se rreziqet e kahut të poshtëm janë forcuar dhe se materializimi i tyre mund të diktojë një lehtësim të mëtejshëm të politikës monetare”, tha Sejko.

Guvernatori ka bërë thirrje që të tregohet kujdes me menaxhimin e financave publike dhe të mbahet në kontroll deficiti, pasi konsolidimi fiskal ka pësuar ngadalësim.

“Politika fiskale vijon të ruajë kahun e saj konsolidues, por intensiteti i konsolidimit fiskal është ulur. Ky zhvillim pasqyron rritjen më të shpejtë të shpenzimeve në raport me të ardhurat publike, ndonëse deficiti buxhetor vijon të mbetet në nivele të ulëta. Banka e Shqipërisë vijon të theksojë rëndësinë e forcimit të shëndetit të financave publike, nëpërmjet ruajtjes së fokusit në kontrollin e deficitit buxhetor dhe nëpërmjet reformave të mëtejshme për përmirësimin e administrimit të financave publike”, tha Guvernatori.

Ndërkohë sa i takon projektligjit të hedhur në konsultim publik për lejimin e kriptovalutave në Shqipëri, Sejko është shprehur se Banka do e mbështes këtë nëse përfiton ekonomia shqiptare.

“Sigurisht në rast se ne do të gjykojmë që projektligji do të sjelli risi dhe rreziqet do të jenë të menaxhuara, do të shohim edhe përfitimet që do të ketë ekonomia dhe në këtë aspekt në rast se këto do të adresohen ne do të jemi OK”, përfundoi Sejko.

Ndërkohë inflacioni në tremujorin e tretë të këtij viti ishte larg objektivit të Bankës që është 3% pasi shënoi vlerën e 1.4%. Banka e Shqipërisë gjykon se rritja e pagave dhe e kostove të prodhimit, si dhe stabilizimi i kursit të këmbimit, do të krijojnë premisa për kthimin gradual të inflacionit në objektiv.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë