Ngarkuan jahtin me 1477 litra naftë kontrabandë, arrestohen dy rusët në Sarandë

Ngarkuan jahtin me 1477 litra naftë kontrabandë, arrestohen dy rusët në Sarandë

Foto ilustruese

SARANDË- Policia e Sarandës ka arrestuar dy rusë pasi janë kapur duke trafikuar një sasi 1477 litra naftë. Rusët e arrestuar janë M.Sh 47-vjeç dhe K.V 43-vjeç të dy banues Rusi.

Arrestimi i tyre është bërë ditën e djeshme pasi këta persona kanë tentuar të fshehin naftën me qëllim që t'i shmangeshin detyrimeve ligjore doganore. Naftën dy rusët e kishin ngarkuar në Jahtin e tyre dhe janë kapur në det (jashtë pikës doganore Sarandë) në vendin e quajtur "Berdenesh".

Dy rusët e arrestuar do të dalin para gjykatës nën akuzën për veprat penale "Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Putini: 25/08/2019 23:14

    Mire keta u kapen me 1500 Litra po keta te Ballshit qe do nxirnin ne treg 550.000 litra apo ligjin e ben Maliqi si gjithmone Bravo Edi

    Përgjigju
  • Tito: 25/08/2019 17:31

    Seriozisht e keni? Kondrabande 1 500 litra nafte? Edhe do I CONI para gjykates? Hajde hajde

    Përgjigju
  • Kapterr Jari: 25/08/2019 16:53

    Nuk i shpeton gjo qeveris ton. Kto meritojn te pakten 10 vjet burg.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja