Ngec marrëveshja, lideri i Hamas kërkon garanci për jetën! Izraeli s’lëshon ‘rrugën e Filadelfit’

Është ditë e 321 e luftës në Gaza dhe sipas Hamasit numri i të vdekurve në Rrip ka shkuar në 40 mijë me 92.981 të plagosur. Në 24 orët e fundit të luftës Izraeli është futur më thellë në territorin e Gazës Jugore dhe nga sulmet janë 22 viktima. Shefi i zbulimit ushtarak të Izraelit Gjenerali Aharon Haliva dha dorëheqjen pas 38 vitesh dhe mori përgjegjësinë për dështimin e mbrojtjes së kufirit në sulmin e 7 tetorit të vitit të kaluar ku Hamasi vrau në Izrael 1200 persona dhe mori 109 pengje.

Marrëveshja e negociuar në Doha ka ngecur dhe sekretari amerikan Antony Bliken në vizitën e 9 në Izrael nuk ka arritur të bindë palët për dakordësi. Benjamin Netanjahu nuk e ka ndryshuar qëndrimin e tij për kontrollin ushtarak mbi ‘Rrugën e Filadelfit’, korridorit mes Egjiptit dhe Rripit të Gazës.

Në telefonatën e fundit që ai pati me presidentin amerikan Joe Biden, pranoi të bëjë disa lëshime po jo të lëshojë kontrollin në korridor që për vite u përdor nga Hamas për t’u armatosur duke kaluar kontrabandë armë dhe municione.

Lideri i Hamasit i fshehur në tunelet e Gazës, Yahyah Sinwar ka vënë kusht garancinë e jetës së tij, që për çdo marrëveshje afatgjatë, Izraeli të angazhohet që të mos e vrasë. Por teksa vijojnë presionet për të arritur armëpushimin, forcohen kërcënimet e një lufte me Teheranin.

Aeroplan mbajtësja amerikane Lincoln ka kaluar mes oqeanit Indian dhe gjirit të Omanit dhe tani ndodhet nën flamurin e komandës qendrore të Pentagonit që koordinon operacionet në Lindjen e Mesme. Ajo mban edhe të paktën 5 anije antiraketë. Aeroplan mbajtësja u dërgua nga Shtëpia e Bardhë pas frikës së hakmarrjes iraniane ndaj Izraelit pas vrasjes së liderit të Hesbollah Fuad Shkur dhe eksponentit palestinez Ismael Haniyeh.

M.Q./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarjet e fundit në vend ju shqetësojnë për nivelin e sigurisë?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Pse opozita iu rikthye sulmeve ndaj ndërkombëtarëve?

Ylli Pata: Pse opozita iu rikthye sulmeve ndaj ndërkombëtarëve?