Dështon Reforma Zgjedhore, PD bojkoton, PS përgatit draftin e vetme

E vetmja tryezë ku dialogu vazhdonte pavarësisht pikave të nxehta të politikës, tryeza e reformës elektorale, tashmë nuk është më një platformë konsensusi. Vendimi i Lulzim Bashës për të bojkotuar parlamentin plotësisht, ka ndërprerë të vetëm fijeje komunikimi mes Oerd Bylykbashit dhe Bledi Çuçi.

Normalisht që opozita është në bojkot, nuk ka ardhur. Ka braktisur edhe komisionin për reformën zgjedhore.

Bledi Çuçi, Bashkëkryetar i Reformës Zgjedhore

 

Socialistët nuk kanë ndërmend të presin më, por në 8 tetor do të publikojnë amendamentet e tyre të përgatitura nga eksperti Viktor Gumi.

Megjithatë ekspertët e maxhorancës dhe ekspertët e kontraktuar nga ambasada gjermane për draftimin e amendimeve që adresojnë rekomandimet e OSBE/ODIHR jnë duke punuar. Javën tjetër do kemi një draft të cilin do ta bëjmë publik, do ua përcjellim edhe partive të tjera, Shoqërisë Civile, një draft që pasqyuron rekomandimet e OSBE/ODIHR. Ne po ecim me të gjithë paketën që adreson rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Bledi Cuci, deputet i PD

Ky draft i njëanshëm i Partisë Socialiste nuk mund të miratohet, pasi PS nuk i ka votat e duhura, ndaj Çuçi shpreson sërish.

Shpresoj që edhe opozita të vijë dhe të bëhet pjesë e këtij procesi deri në fund. Ne si maxhorancë do kryejmë detyrimet tona dhe përgjegjësinë tonë që kemi përpara shqiptarëve. Reforma nuk ka vdekur, ende.

Bledi Cuci, deputet i PS

Bashkëkryetari demokrat, Oerd Bylykbashi ju përgjigj kolegut të tij duke i kujtuar deklaratat e Rexhep Rrajës sot pas seancës gjyqësore që e la në burg, e duke lënë të kuptohet se vettingu i politikës është për PD-në përpara reformës zgjedhore.

Rexhep Rrahja - zedhenesi i PS per zgjedhjet‎. PS e paska gjetur konsensusin per reformen zgjedhore. ‎PS deklaron sot se do te beje propozimet e saj te njeanshme per Kodin zgjedhor. Arsyeja eshte shume e thjeshte: po sot, nen pranga per dhunimin e nje vajze te pafajshme, i biri i Rrahman Rrahjes kercenon opoziten: do ta shihni ne zgjedhje. Zedhenes dhe prove me te mire te paktit te PS me krimin ‎per te dhunuar zgjedhjet nuk ka! Kjo eshte reforma qe propozon PS!

Oerd Bylykbashi, deputet i PD

Palët kanë rëndë dakord për kërkesat kryesore, siç është pranimi i votimit dhe identifikimit elektronik siç kërkon PD, si dhe votën e emigrantëve për vitin 2021 siç kërkon PS. Arsye jashtë kësaj tryeze minojnë konsensusin, konsensus i cili gjithsesi mund të rrezikohej nga mos dakordësia që mund të lindte për “djajtë që mund të fshiheshin në detajet” e shkruara nga ekspertët e palëve.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës