'Ngecin' punimet për aeroportin e ri të Vlorës, banorët: Është lënë pezull puna

"Ky aeroport është vepër historike jo vetëm për Vlorën por për Shqipërinë dhe Kosovën", kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në ceremoninë e nisjes së punimeve të aeroportit ndërkombëtar të Vlorës që u mbajt ditën e Flamurit. Por një muaj e gjysmë më pas shihet se punimet kanë ngecur...

Në kantier qëndrojnë të parkuara makineritë e tonazhit të rëndë të kompanisë private, ndërsa banorët e Akërnisë shprehen se ende nuk janë vënë në punë....

S'ka nisur akoma puna, janë skrepat dhe makinat e mëdha aty por nuk punojnë. Duhet të kishin nisur kështu thanë ata të mëdhenjtë se do të nisnin... Janë tre punonjës aty roje. "Pula bën kakaka por kur do ta bëjë vezën... ?!", thotë një banor.

"Absolutisht nuk ka nisur puna! Jemi në pritje, janë bërë disa regjistrime nga firma për punëtorë, por ende asnjë punim. Thonë se do vijnë, por..... Ne jemi në pritje, s'ka pengesë nga koha (moti) se nga ju del pengesa nuk e di...Jemi në pritje!", thotë një tjetër.

"Tani thonë në mars me thashetheme se nuk e shpjegojmë dot. Mjetet janë të gjitha aty por puna s'ka nis. Thonë se nga lagështira, se është vend që mbushet me ujë", shprehet një tjetër.

"Jo nuk ka aktivitet, janë ndaluar, nuk e di arsyen, ne mendojmë se janë për shkak të motit, lagështirës", thekson një banorë tjetër.

"Unë skam shumë besë, asnjë punim fare. Makinat janë aty, ndoshta nga lagështira, balta. Shpresë kemi, por nga lagështira nuk ka filluar", shprehe një tjetër.

Aeroporti ndërkombëtar i Vlorës do të ndërtohet nga një konsorcium kompanish, ku 50 përqind e aksioneve zotërohet nga Mabetex e sipërmarrësit Behgjet Pacolli. Vlera e parashikuar e investimit është gati 104 milionë euro.

/AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tonqja: 13/01/2022 04:13

    Per mendimin tim me mire te behet ndonje pallat , se do ngeleni pa airoport edhe ne balte , se ska kapacitet shipria per 10 airoporte siq thot Edi brava 1 ne Vlore 1 ne Sarande 1 ne GJirokaster e Kukes e Lezh e SHkoder e pa lidhje Ku shef endrra ai shoku I vesh gjatit.

    Përgjigju
  • Kico: 13/01/2022 01:46

    Po aeroporti i Kuksit qe eshte inaguruar si i mbaruar,keni degjuar per ndonje futurim? Perralla me mbret dhe me ndonje marifet.

    Përgjigju
  • vox: 12/01/2022 19:25

    Punimet do vonojne per te filluar dhe nuk do mbarojne kurre per sa kohe Pacolli eshte partner ne projekt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta: Jemi në luftë me një regjim mafioz! Presidenti i PL-së mund ta mbledhë konventë edhe në mesnatë

Meta: Jemi në luftë me një regjim mafioz! Presidenti i PL-së mund ta mbledhë konventë edhe në mesnatë